Hazir berishaMe emrin e gjyshit hero dhe uniformën e FSK-së, Hazir Berisha nga Shkaba e Drenasit nis rrugëtimin në shërbim të Kosovës
2 min čitanja
Hazir berisha
Me emrin e gjyshit hero dhe uniformën e FSK-së, Hazir Berisha nga Shkaba e Drenasit nis rrugëtimin në shërbim të Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Hazir Berisha nga fshati Shkabë i Drenasit, i është bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke vazhduar traditën familjare të shërbimit ndaj vendit dhe duke trashëguar emrin e gjyshit të tij, Heroit të Kosovës, Hazir Berisha.I rritur në një familje me histori të lidhur ngushtë me luftën për lirinë e Kosovës, Berisha tashmë ka veshur uniformën e FSK-së, duke nisur një kapitull të ri në jetën e tij profesionale.Ai është nipi i Heroit të Kosovës, Hazir Berisha, emrin e të cilit e mban me krenari, si dhe djali i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Arsim Berisha. Përkujtohet dëshmori Hazir Berisha në 27-vjetorin e rënies: Shembull i urtësisë dhe i sakrificës për liri Si djali i madh i familjes Berisha, Haziri përfaqëson brezin e tretë të një familjeje, historia e së cilës është e lidhur me luftën për liri dhe shërbimin ndaj Kosovës. Bashkimi i tij me FSK-në shënon një vazhdimësi simbolike ndërmjet brezave, nga sakrifica e gjyshit dhe kontributi i babait gjatë luftës, deri te angazhimi i tij në institucionin e sigurisë së vendit.Për familjen Berisha dhe vendlindjen e tij, Shkabën (ish-Gllanasellë), ky është një moment i veçantë, ndërsa Haziri nis rrugëtimin e tij në uniformën e FSK-së, me synimin për t'i shërbyer Republikës së Kosovës. Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut FSK është një nga institucionet më të rëndësishme dhe të respektuara të Kosovës dhe përfaqëson sigurinë dhe mbrojtjen e popullit kosovar. Ky angazhim për vendin është një vazhdim i rrugës së familjes Berisha, që brez pas brezi ka ofruar bijtë e saj për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.Historia brez pas brezi e familjes Berisha Hazir Berisha u lind në vitin 1946 në Gllanasellë. Nga një familje patriotësh, Haziri e mësoi përkushtimin për atdheun që nga rinia, frymëzuar nga babai i tij, Brahim Luta, dhe babëgjyshi, Lutë Gllanasella, të cilët luftuan vazhdimisht në Drenicë nën komandën e Shaban Polluzhës dhe M
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.