PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraShasime Osmani, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernit, merr nënshtetësinë e Kosovës
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Shasime Osmani, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernit, merr nënshtetësinë e Kosovës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, i ka dhënë nënshtetësinë e Republikës së Kosovës deputetes kërçovare që jeton dhe vepron në Zvicër, Shasime Osmani.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi, ku ka ndarë edhe fotografinë me dokumentin e nënshtetësisë, shkruan Telegrafi.Ajo e ka cilësuar këtë si një nder të veçantë dhe një moment emocional, duke shprehur mirënjohje për këtë vlerësim.“Presidentja e Republikës së Kosovës më ka dhënë shtetësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.Ky vendim shënon një moment të rëndësishëm për deputeten me prejardhje nga Kërçova, e cila tashmë ka marrë edhe nënshtetësinë e Kosovës. Kush është Shasime Osmani, shqiptarja e zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të BernitShasime Osmani, vajza e mërgatës shqiptare, është zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit, pas një rrugëtimi që nisi në vitet e vështira të mërgimit familjar.Historia e saj nis në fund të viteve 1970, kur gjyshi i saj u shpërngul nga Maqedonia në Zvicër për të punuar dhe siguruar një të ardhme më të mirë për familjen. Më 1993 erdhi i ati, ndërsa Shasimja, bashkë me nënën, u vendos në Zvicër më 1999, pas çlirimit të Kosovës.Që nga ajo kohë, Shasimja ka ndjekur një rrugëtim të jashtëzakonshëm: studente e drejtësisë në Universitetin e Bernit, ajo u zgjodh fillimisht asambleiste në parlamentin e qytetit të Bernit dhe sot, më 2026, konfirmoi fuqinë e saj në politikën kantonale, duke u bërë deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit. Mediat zvicerane e prezantuan atë si “një zë për ata që nuk kanë zë”.Shasimja u rrit në lagjen Bümplitz-Bethlehem, një komunitet ku mundësitë janë të pakta dhe barazia sociale shpesh mungon. Vetëm 11 për qind e nxënësve të lagjes arrijnë të ndjekin gjimnazin, krahasuar me 40 për qind në lagjet e tjera. Ky realitet e motivoi Shasimen të angazhohej politikisht, duke u përkushtuar për barazi shkolle dhe mundësi të barabarta për të gjithë.Në ditën e fitores, Shasime shpërndau në Instagram një fotografi të një teps

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, i ka dhënë nënshtetësinë e Republikës së Kosovës deputetes kërçovare që jeton dhe vepron në Zvicër, Shasime Osmani.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi, ku ka ndarë edhe fotografinë me dokumentin e nënshtetësisë, shkruan Telegrafi.Ajo e ka cilësuar këtë si një nder të veçantë dhe një moment emocional, duke shprehur mirënjohje për këtë vlerësim.“Presidentja e Republikës së Kosovës më ka dhënë shtetësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.Ky vendim shënon një moment të rëndësishëm për deputeten me prejardhje nga Kërçova, e cila tashmë ka marrë edhe nënshtetësinë e Kosovës. Kush është Shasime Osmani, shqiptarja e zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të BernitShasime Osmani, vajza e mërgatës shqiptare, është zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit, pas një rrugëtimi që nisi në vitet e vështira të mërgimit familjar.Historia e saj nis në fund të viteve 1970, kur gjyshi i saj u shpërngul nga Maqedonia në Zvicër për të punuar dhe siguruar një të ardhme më të mirë për familjen. Më 1993 erdhi i ati, ndërsa Shasimja, bashkë me nënën, u vendos në Zvicër më 1999, pas çlirimit të Kosovës.Që nga ajo kohë, Shasimja ka ndjekur një rrugëtim të jashtëzakonshëm: studente e drejtësisë në Universitetin e Bernit, ajo u zgjodh fillimisht asambleiste në parlamentin e qytetit të Bernit dhe sot, më 2026, konfirmoi fuqinë e saj në politikën kantonale, duke u bërë deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit. Mediat zvicerane e prezantuan atë si “një zë për ata që nuk kanë zë”.Shasimja u rrit në lagjen Bümplitz-Bethlehem, një komunitet ku mundësitë janë të pakta dhe barazia sociale shpesh mungon. Vetëm 11 për qind e nxënësve të lagjes arrijnë të ndjekin gjimnazin, krahasuar me 40 për qind në lagjet e tjera. Ky realitet e motivoi Shasimen të angazhohej politikisht, duke u përkushtuar për barazi shkolle dhe mundësi të barabarta për të gjithë.Në ditën e fitores, Shasime shpërndau në Instagram një fotografi të një teps

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…