PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SassuoloA do ta humbasë vendin e titullarit? Trajneri i Sassuolos flet hapur për situatën e Aro Muric
2 min čitanja
Sassuolo

A do ta humbasë vendin e titullarit? Trajneri i Sassuolos flet hapur për situatën e Aro Muric

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, po kalon një periudhë të vështirë te Sassuolo, pas disa gabimeve në ndeshjet e fundit që kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës italiane.Në disfatën 4-2 ndaj Frosinones në xhiron e kaluar, Muriq bëri disa gabime që kanë ngritur pikëpyetje rreth formës së tij. Situata e portierit kosovar është diskutuar edhe nga trajneri i Sassuolos, Alberto Aquilani, i cili foli për të premten në konferencë për shtyp.Pavarësisht vështirësive të fundit, Aquilani ka shprehur respekt të madh për Muriqin, duke vlerësuar potencialin e tij dhe duke theksuar se dëshiron ta ndihmojë atë të rikthehet në formën më të mirë.“Kam respekt të pafund për këtë lojtar. E shoh si portier me potencial të konsiderueshëm. Ai mund të luajë në çdo ligë në botë. Është e qartë se po kalon disa vështirësi. Gabimet e tij të përsëritura po ndikojnë tek ai dhe te ekipi”, deklaroi Aquilani. Trajneri italian bëri të ditur se ka biseduar me portierin kosovar për situatën e krijuar, duke e përshkruar atë si një person të sjellshëm dhe inteligjent.“Kemi folur për këtë dhe ai e di. Është një djalë i sjellshëm dhe inteligjent. Duhet ta ndihmoj atë dhe ekipin, dhe kjo është diçka që po e marr në konsideratë”, shtoi 42-vjeçari.Ndërkohë, Muriqi mund të përballet me një ndryshim të rëndësishëm në ndeshjen e radhës. Sassuolo luan të shtunën në udhëtim ndaj Comos, ndërsa Aquilani ende nuk ka vendosur nëse portieri 27-vjeçar do të jetë titullar apo do ta nisë takimin nga stoli./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, po kalon një periudhë të vështirë te Sassuolo, pas disa gabimeve në ndeshjet e fundit që kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës italiane.Në disfatën 4-2 ndaj Frosinones në xhiron e kaluar, Muriq bëri disa gabime që kanë ngritur pikëpyetje rreth formës së tij. Situata e portierit kosovar është diskutuar edhe nga trajneri i Sassuolos, Alberto Aquilani, i cili foli për të premten në konferencë për shtyp.Pavarësisht vështirësive të fundit, Aquilani ka shprehur respekt të madh për Muriqin, duke vlerësuar potencialin e tij dhe duke theksuar se dëshiron ta ndihmojë atë të rikthehet në formën më të mirë.“Kam respekt të pafund për këtë lojtar. E shoh si portier me potencial të konsiderueshëm. Ai mund të luajë në çdo ligë në botë. Është e qartë se po kalon disa vështirësi. Gabimet e tij të përsëritura po ndikojnë tek ai dhe te ekipi”, deklaroi Aquilani. Trajneri italian bëri të ditur se ka biseduar me portierin kosovar për situatën e krijuar, duke e përshkruar atë si një person të sjellshëm dhe inteligjent.“Kemi folur për këtë dhe ai e di. Është një djalë i sjellshëm dhe inteligjent. Duhet ta ndihmoj atë dhe ekipin, dhe kjo është diçka që po e marr në konsideratë”, shtoi 42-vjeçari.Ndërkohë, Muriqi mund të përballet me një ndryshim të rëndësishëm në ndeshjen e radhës. Sassuolo luan të shtunën në udhëtim ndaj Comos, ndërsa Aquilani ende nuk ka vendosur nëse portieri 27-vjeçar do të jetë titullar apo do ta nisë takimin nga stoli./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…