PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Fëmijë i llastuarFëmijë i llastuar apo fëmijë që nuk pranon fjalën “jo”? Dallimi që çdo prind duhet ta dijë
2 min čitanja
Fëmijë i llastuar

Fëmijë i llastuar apo fëmijë që nuk pranon fjalën “jo”? Dallimi që çdo prind duhet ta dijë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zemërimi, të qarat dhe kërkesat e vazhdueshme nuk janë gjithmonë shenja llastimi. Psikologjia shpjegon çfarë fshihet pas këtyre sjelljeve dhe si të vendosni kufij pa e lënduar fëmijënKur një fëmijë qan me ngulm sepse nuk i blihet një lodër, zemërohet kur i ndalohet diçka ose kërkon vëmendjen e prindërve në çdo moment, reagimi i të rriturve shpesh është i menjëhershëm: “Është shumë i llastuar!”.Megjithatë, pas këtyre sjelljeve mund të fshihen arsye krejt të tjera: mosha, lodhja, nevoja për afërsi emocionale ose vështirësia për të përballuar zhgënjimin.Psikologët theksojnë se vendosja e kufijve nuk nënkupton mungesë dashurie. Përkundrazi, fëmijët kanë nevojë si për ngrohtësi emocionale, ashtu edhe për rregulla të qarta që i ndihmojnë të zhvillojnë vetëkontrollin.Çfarë do të thotë në të vërtetë kur e quajmë një fëmijë të llastuar?Shprehja “fëmijë i llastuar” përdoret shpesh në jetën e përditshme, por nuk përbën diagnozë psikologjike.Zakonisht u referohet fëmijëve që kërkojnë vazhdimisht diçka, reagojnë ashpër ndaj refuzimit ose presin që dëshirat t'u plotësohen menjëherë.Megjithatë, ky etiketim nuk shpjegon arsyen e sjelljes.Një fëmijë i vogël ende po mëson të presë, të ndajë gjërat me të tjerët dhe të përballojë zhgënjimin. Prandaj, reagimet e tij nuk mund të vlerësohen njësoj si ato të një fëmije më të madh.Para se ta qortojnë, prindërit duhet të pyesin veten: A është i lodhur? I uritur? I shqetësuar? A e ka kuptuar çfarë kërkohet prej tij?Si mëson fëmija ta pranojë fjalën “jo”?Kufijtë i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë çfarë lejohet dhe çfarë jo. Kur rregullat janë të qarta dhe zbatohen vazhdimisht, fëmija ndihet më i sigurt.Por edhe kur kufijtë vendosen drejt, zemërimi dhe zhgënjimi janë reagime të natyrshme.Prindi mund ta pranojë emocionin pa ndryshuar vendimin. Për shembull: “E kuptoj që je i mërzitur sepse sot nuk mund ta blejmë këtë lodër”.Kjo fjali i tregon fëmijës se ndjenjat e tij kuptohen, por nuk nënkupton se kërkesa do t'i plotësohet.Qetësia, qëndrueshmëria

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zemërimi, të qarat dhe kërkesat e vazhdueshme nuk janë gjithmonë shenja llastimi. Psikologjia shpjegon çfarë fshihet pas këtyre sjelljeve dhe si të vendosni kufij pa e lënduar fëmijënKur një fëmijë qan me ngulm sepse nuk i blihet një lodër, zemërohet kur i ndalohet diçka ose kërkon vëmendjen e prindërve në çdo moment, reagimi i të rriturve shpesh është i menjëhershëm: “Është shumë i llastuar!”.Megjithatë, pas këtyre sjelljeve mund të fshihen arsye krejt të tjera: mosha, lodhja, nevoja për afërsi emocionale ose vështirësia për të përballuar zhgënjimin.Psikologët theksojnë se vendosja e kufijve nuk nënkupton mungesë dashurie. Përkundrazi, fëmijët kanë nevojë si për ngrohtësi emocionale, ashtu edhe për rregulla të qarta që i ndihmojnë të zhvillojnë vetëkontrollin.Çfarë do të thotë në të vërtetë kur e quajmë një fëmijë të llastuar?Shprehja “fëmijë i llastuar” përdoret shpesh në jetën e përditshme, por nuk përbën diagnozë psikologjike.Zakonisht u referohet fëmijëve që kërkojnë vazhdimisht diçka, reagojnë ashpër ndaj refuzimit ose presin që dëshirat t'u plotësohen menjëherë.Megjithatë, ky etiketim nuk shpjegon arsyen e sjelljes.Një fëmijë i vogël ende po mëson të presë, të ndajë gjërat me të tjerët dhe të përballojë zhgënjimin. Prandaj, reagimet e tij nuk mund të vlerësohen njësoj si ato të një fëmije më të madh.Para se ta qortojnë, prindërit duhet të pyesin veten: A është i lodhur? I uritur? I shqetësuar? A e ka kuptuar çfarë kërkohet prej tij?Si mëson fëmija ta pranojë fjalën “jo”?Kufijtë i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë çfarë lejohet dhe çfarë jo. Kur rregullat janë të qarta dhe zbatohen vazhdimisht, fëmija ndihet më i sigurt.Por edhe kur kufijtë vendosen drejt, zemërimi dhe zhgënjimi janë reagime të natyrshme.Prindi mund ta pranojë emocionin pa ndryshuar vendimin. Për shembull: “E kuptoj që je i mërzitur sepse sot nuk mund ta blejmë këtë lodër”.Kjo fjali i tregon fëmijës se ndjenjat e tij kuptohen, por nuk nënkupton se kërkesa do t'i plotësohet.Qetësia, qëndrueshmëria

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…