PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
DecoDeco takohet me agjentin e yllit të Barcelonës, klubi hap derën për shitjen e tij
2 min čitanja
Deco

Deco takohet me agjentin e yllit të Barcelonës, klubi hap derën për shitjen e tij

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar një takim joformal me përfaqësuesin e Jules Koundes, Jonathan Kebe, teksa klubi katalunas po vazhdon të vlerësojë situatën e mbrojtësit francez, mes shqetësimeve për paraqitjet e tij të fundit dhe problemeve të vazhdueshme fizike.Sipas mediumit SPORT, Deco ka drekuar me agjentin e francezit të enjten në Barcelonë, duke shfrytëzuar qëndrimin e Kebes në kryeqytetin katalunas.Takimi u shfrytëzua si mundësi për të diskutuar gjendjen aktuale të Koundes, rolin e tij në skuadër dhe procesin e rikuperimit nga lëndimi.Mbrojtësi francez ka pasur vështirësi të rikthehet në formën e tij më të mirë gjatë muajve të fundit, ndërsa problemet fizike e kanë vënë seriozisht në dyshim gatishmërinë e tij për El Clasicon e së dielës kundër Real Madridit. Megjithatë, përfaqësuesit e Koundes kanë mohuar kategorikisht se në këtë takim është diskutuar për një transferim të mundshëm apo për oferta për lojtarin.Sipas SPORT, njerëzit e afërt me futbollistin e kanë përshkruar drekën si një takim rutinor për të shqyrtuar ecurinë e tij, paraqitjet gjatë këtij sezoni dhe rikuperimin nga lëndimi.Përfaqësuesit e tij insistojnë se Barcelona nuk ka shprehur ndonjë synim për ta shitur dhe se e ardhmja e tij në tregun e transferimeve nuk ka qenë temë diskutimi. Barcelona merr një tjetër goditje para El Clasicos, ylli i skuadrës pritet të mungojë Megjithatë, burime pranë klubit pranojnë se paraqitjet e Koundes gjatë muajve të fundit kanë ngritur pikëpyetje brenda Barcelonës. Pavarësisht kësaj, klubi vazhdon t’i vlerësojë kontributet e tij që prej transferimit në “Camp Nou”.Barcelona raportohet se nuk e përjashton mundësinë për të dëgjuar oferta për mbrojtësin francez, nëse arrin një propozim financiarisht i rëndësishëm. Klubi do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte një ofertë të tillë, nëse ajo do t’i afrohej vlerësimit që ka për reprezentuesin francez./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar një takim joformal me përfaqësuesin e Jules Koundes, Jonathan Kebe, teksa klubi katalunas po vazhdon të vlerësojë situatën e mbrojtësit francez, mes shqetësimeve për paraqitjet e tij të fundit dhe problemeve të vazhdueshme fizike.Sipas mediumit SPORT, Deco ka drekuar me agjentin e francezit të enjten në Barcelonë, duke shfrytëzuar qëndrimin e Kebes në kryeqytetin katalunas.Takimi u shfrytëzua si mundësi për të diskutuar gjendjen aktuale të Koundes, rolin e tij në skuadër dhe procesin e rikuperimit nga lëndimi.Mbrojtësi francez ka pasur vështirësi të rikthehet në formën e tij më të mirë gjatë muajve të fundit, ndërsa problemet fizike e kanë vënë seriozisht në dyshim gatishmërinë e tij për El Clasicon e së dielës kundër Real Madridit. Megjithatë, përfaqësuesit e Koundes kanë mohuar kategorikisht se në këtë takim është diskutuar për një transferim të mundshëm apo për oferta për lojtarin.Sipas SPORT, njerëzit e afërt me futbollistin e kanë përshkruar drekën si një takim rutinor për të shqyrtuar ecurinë e tij, paraqitjet gjatë këtij sezoni dhe rikuperimin nga lëndimi.Përfaqësuesit e tij insistojnë se Barcelona nuk ka shprehur ndonjë synim për ta shitur dhe se e ardhmja e tij në tregun e transferimeve nuk ka qenë temë diskutimi. Barcelona merr një tjetër goditje para El Clasicos, ylli i skuadrës pritet të mungojë Megjithatë, burime pranë klubit pranojnë se paraqitjet e Koundes gjatë muajve të fundit kanë ngritur pikëpyetje brenda Barcelonës. Pavarësisht kësaj, klubi vazhdon t’i vlerësojë kontributet e tij që prej transferimit në “Camp Nou”.Barcelona raportohet se nuk e përjashton mundësinë për të dëgjuar oferta për mbrojtësin francez, nëse arrin një propozim financiarisht i rëndësishëm. Klubi do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte një ofertë të tillë, nëse ajo do t’i afrohej vlerësimit që ka për reprezentuesin francez./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…