PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Diaspora e kosovësLehtësim për qytetarët e Kosovës në Slloveni, këto kategori nuk do të paguajnë për pasaportë dhe letërnjoftim
1 min čitanja
Diaspora e kosovës

Lehtësim për qytetarët e Kosovës në Slloveni, këto kategori nuk do të paguajnë për pasaportë dhe letërnjoftim

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për lehtësimin e procedurave për disa kategori të qytetarëve të Kosovës, të cilët nga 14 tetori 2026 do të lirohen nga pagesa e tarifave për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim.Në një njoftim të publikuar në Facebook, Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë bëri të ditur se lirimi nga pagesat vjen në bazë të një vendimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan Telegrafi.Sipas njoftimit, nga ky vendim përfitojnë invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve dhe të personave të zhdukur të UÇK-së, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.Lirimi nga tarifat vlen edhe për personat me aftësi të kufizuara, të kategorizuar sipas legjislacionit përkatës në fuqi, personat paraplegjikë dhe personat tetraplegjikë.Megjithatë, Ambasada ka sqaruar se ky lehtësim zbatohet vetëm për aplikimet për pasaportë dhe letërnjoftim përmes procedurës së rregullt.Për informacione shtesë dhe sqarime rreth këtij vendimi, qytetarët mund t’i drejtohen Shërbimit Konsullor të Ambasadës së Kosovës në Lubjanë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për lehtësimin e procedurave për disa kategori të qytetarëve të Kosovës, të cilët nga 14 tetori 2026 do të lirohen nga pagesa e tarifave për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim.Në një njoftim të publikuar në Facebook, Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë bëri të ditur se lirimi nga pagesat vjen në bazë të një vendimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan Telegrafi.Sipas njoftimit, nga ky vendim përfitojnë invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve dhe të personave të zhdukur të UÇK-së, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.Lirimi nga tarifat vlen edhe për personat me aftësi të kufizuara, të kategorizuar sipas legjislacionit përkatës në fuqi, personat paraplegjikë dhe personat tetraplegjikë.Megjithatë, Ambasada ka sqaruar se ky lehtësim zbatohet vetëm për aplikimet për pasaportë dhe letërnjoftim përmes procedurës së rregullt.Për informacione shtesë dhe sqarime rreth këtij vendimi, qytetarët mund t’i drejtohen Shërbimit Konsullor të Ambasadës së Kosovës në Lubjanë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…