Justina shiroka-pulaPresidentja Shiroka Pula në Parlamentin e Hungarisë, nderohet sakrifica për liri
1 min čitanja
Justina shiroka-pula
Presidentja Shiroka Pula në Parlamentin e Hungarisë, nderohet sakrifica për liri
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në seancën solemne të Parlamentit të Hungarisë, të organizuar me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit hungarez të vitit 1956.Në këtë ceremoni, ku morën pjesë udhëheqës shtetërorë dhe përfaqësues të institucioneve evropiane e ndërkombëtare, u nderua kujtimi i kryengritjes së popullit hungarez kundër regjimit komunist dhe ndërhyrjes sovjetike, si dhe sakrifica e qytetarëve që u ngritën në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të tyre. Në fjalimet e mbajtura gjatë seancës solemne, Presidenti i Hungarisë, András Baka, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nderuan sakrificën e popullit hungarez për liri dhe theksuan rëndësinë e vlerave evropiane, demokracisë dhe solidaritetit.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.