Ministria e shëndetësisëMSh prezanton kronologjinë e trajtimit të pacientes me kancer që ndërroi jetë
2 min čitanja
Ministria e shëndetësisë
MSh prezanton kronologjinë e trajtimit të pacientes me kancer që ndërroi jetë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Durim Elshani, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka sqaruar rrethanat e trajtimit të pacientes me kancer, e cila ka ndërruar jetë, duke thënë se sipas dokumentacionit mjekësor, ajo kishte marrë terapinë e përshkruar, por sëmundja kishte avancuar pavarësisht trajtimit.Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Elshani u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë dhimbjen e familjes dhe të mos ndërlidhin shkakun e vdekjes me mosmarrjen e terapisë pa u mbështetur në dokumentacion mjekësor.Sipas kronologjisë së publikuar nga Elshani, pacientja ishte diagnostikuar me kancer të gjirit para gjashtë vjetësh, ndërsa trajtimet e para me kimioterapi dhe radioterapi i kishte përfunduar me sukses.Në dhjetor të vitit 2025, sëmundja ishte rikthyer me metastaza në kocka dhe në omentum. Pas vlerësimit nga Konsiliumi i Klinikës së Onkologjisë, ishte përcaktuar trajtimi me medikamentet Palbociclib dhe Fulvestrant.Elshani ka bërë të ditur se pacientja ishte furnizuar me terapi në maj të vitit 2026 dhe se trajtimi kishte vazhduar edhe gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.Megjithatë, ekzaminimet mjekësore kishin treguar përparim të sëmundjes dhe shfaqjen e metastazave të reja në tru dhe në boshtin kurrizor, pavarësisht trajtimit.Në fazën e fundit, pas vlerësimit se tumori kishte zhvilluar rezistencë ndaj terapisë së parë, mjekët kishin vendosur ndryshimin e trajtimit, duke filluar me Capecitabine dhe radioterapi paliative në tru, me qëllim të kontrollit të tumorit dhe lehtësimit të simptomave.Sipas deklaratës, pacientja nuk e kishte toleruar trajtimin në këtë stad të sëmundjes dhe kishte ndërruar jetë.Elshani ka theksuar se të gjitha etapat e trajtimit janë të dokumentuara në raportet zyrtare mjekësore. Ai ka konfirmuar se dosja e plotë mjekësore është në dispozicion të palëve të autorizuara dhe organeve kompetente për verifikim në Klinikën e Onkologjisë.Për shkak të respektimit të konfidencialitetit dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, identitet
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.