PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Hysni gucatiRikthimi i Ligjit për Specialen, Gucati: Do t’i drejtohemi PDK-së dhe Presidentes për sqarime
2 min čitanja
Hysni gucati

Rikthimi i Ligjit për Specialen, Gucati: Do t’i drejtohemi PDK-së dhe Presidentes për sqarime

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se do t’i drejtohen fillimisht Partisë Demokratike të Kosovës e më pas Presidentes së vendit, për të kërkuar sqarime lidhur me rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara.Gucati, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se përmes një letre do të kërkojnë të dinë se cilat ndryshime duhet të bëhen në ligj dhe përse ai është kthyer në Kuvendin e Kosovës.“Ne do t’i drejtohemi fillimisht Partisë Demokratike të Kosovës e pastaj Presidentes së vendit me letër ku do të kërkojmë të dimë se çfarë duhet ndryshuar në atë ligj dhe pse e ka kthyer ligjin në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu me të njëjtën letër do t’i drejtohemi edhe Grupit Parlamentar të PDK-së”, u shpreh Gucati.Ai bëri të ditur se letra nuk është dërguar gjatë së premtes, pasi përfaqësuesit e organizatës ishin në dy varrime në Drenicë, por pritet të dërgohet të hënën.“Do të kërkojmë të dimë se cilat nene nuk kanë qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, si dhe do të kërkojmë pikërisht nga PDK-ja që ishte sponsorizuese e këtij ligji, dhe ne 21 ditë ndejtëm në rrugë e protestuam dhe nuk na lajmëruan fare se pse e tërhoqën dhe e kthyen në Kuvend sërish”, deklaroi Gucati.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se do t’i drejtohen fillimisht Partisë Demokratike të Kosovës e më pas Presidentes së vendit, për të kërkuar sqarime lidhur me rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara.Gucati, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se përmes një letre do të kërkojnë të dinë se cilat ndryshime duhet të bëhen në ligj dhe përse ai është kthyer në Kuvendin e Kosovës.“Ne do t’i drejtohemi fillimisht Partisë Demokratike të Kosovës e pastaj Presidentes së vendit me letër ku do të kërkojmë të dimë se çfarë duhet ndryshuar në atë ligj dhe pse e ka kthyer ligjin në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu me të njëjtën letër do t’i drejtohemi edhe Grupit Parlamentar të PDK-së”, u shpreh Gucati.Ai bëri të ditur se letra nuk është dërguar gjatë së premtes, pasi përfaqësuesit e organizatës ishin në dy varrime në Drenicë, por pritet të dërgohet të hënën.“Do të kërkojmë të dimë se cilat nene nuk kanë qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, si dhe do të kërkojmë pikërisht nga PDK-ja që ishte sponsorizuese e këtij ligji, dhe ne 21 ditë ndejtëm në rrugë e protestuam dhe nuk na lajmëruan fare se pse e tërhoqën dhe e kthyen në Kuvend sërish”, deklaroi Gucati.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…