KinaMbeti e varur në ajër nga kati i 12-të, shpëtohet mrekullisht vogëlushja
1 min čitanja
Kina
Mbeti e varur në ajër nga kati i 12-të, shpëtohet mrekullisht vogëlushja
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një vajzë trevjeçare u shpëtua në momentet e fundit pasi mbeti e varur jashtë një apartamenti në katin e 12-të, në qytetin Zhangping, në provincën Fujian të Kinës.Pamjet e publikuara tregojnë vogëlushen duke u mbajtur te grilat metalike të dritares, ndërsa koka i kishte ngecur mes shufrave dhe trupi i varej.Sipas mediave lokale, vajza kishte mbetur vetëm në shtëpi. Babai ndodhej në punë, ndërsa nëna kishte dalë për të blerë ushqime, pasi e kishte lënë fëmijën duke fjetur. Vogëlushja dyshohet se ishte ngjitur te dritarja përpara se t’i ngecej koka mes grilave.Një banor që e vuri re situatën alarmoi fqinjët.Punonjësit e sigurisë të ndërtesës ndërhynë menjëherë, duke hyrë në apartamentin poshtë atij të vajzës.Dy burra u përpoqën ta mbështesnin trupin e saj nga dritaret e apartamentit, duke përdorur edhe një stol, për ta mbajtur të sigurt derisa të mbërrinin zjarrfikësit.Ekipet e zjarrfikësve mbërritën pak më vonë, hapën me forcë derën e apartamentit dhe arritën ta lironin vajzën nga grilat.Vogëlushja u dërgua në spital për kontroll mjekësor dhe, sipas raportimeve, nuk kishte pësuar lëndime. Ndërhyrja e shpejtë e fqinjëve, punonjësve të sigurisë dhe zjarrfikësve bëri të mundur shmangien e një tragjedie. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.