Ervin demoMinistri i Brendshëm shqiptar flet nga Italia: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet
2 min čitanja
Ervin demo
Ministri i Brendshëm shqiptar flet nga Italia: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ministri i Punëve të Brendshmei Shqipërisë, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, zhvilloi diskutime me homologë evropianë, përfshirë përfaqësues nga Italia dhe Franca, mbi forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës. Në fokus të bisedimeve ishte edhe nevoja për masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve, institucioneve dhe pronës publike e private, duke u mbështetur në përvojat dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian.Në deklaratën për media pas takimeve, ministri Demo theksoi se garantimi i së drejtës kushtetuese për të protestuar duhet të shoqërohet me masa të vendosura për parandalimin e dhunës dhe ruajtjen e rendit e sigurisë publike.Deklarata e plotë e ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo:“Sot këtu në San Patrignano, pata mundësi të takohem e të diskutoj me homologë nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian, përfshirë Italinë dhe Francën. Natyrisht, një nga temat e diskutimit ishte edhe siguria publike, veçanërisht në kontekstin e protestave të dhunshme dhe sulmeve ndaj institucioneve dhe pronës publike apo private.Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxjerrë në pah nevojën për të ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës. Italia ka ndërmarrë masa konkrete në këtë drejtim, ashtu si dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Ne po i shqyrtojmë me vëmendje këto përvoja për të forcuar instrumentat ligjorë dhe kapacitetet tona institucionale.Dua të jem shumë i qartë për një gjë: E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese dhe ne jemi plotësisht të vendosur ta garantojmë dhe ta mbrojmë. Por e drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë, apo për të shkatërruar pronën publike, si dhe atë private.Ne do të garantojmë lirinë e protestës, por njëkohësisht do të marrim të gjitha masat e nevo
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.