PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Antonio conteAntonio Conte drejt Manchester Unitedit? Trajneri italian thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën
2 min čitanja
Antonio conte

Antonio Conte drejt Manchester Unitedit? Trajneri italian thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Antonio Conte ka reaguar ndaj raportimeve që e lidhin me një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi, duke mohuar se është në negociata të avancuara me ndonjë klub.Gazeta italiane La Repubblica raportoi të enjten se trajneri italian kishte zhvilluar bisedime me drejtuesit e Manchester Unitedit për ta zëvendësuar Michael Carrickun, pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Comos së Cesc Fabregasit në Ligën e Kampionëve.Sipas raportimit, Conte kishte kërkuar kontroll të plotë mbi politikën e transferimeve të klubit, si dhe mundësinë për ta zgjedhur vetë stafin e tij teknik në Old Trafford.Megjithatë, trajneri italian ka dalë publikisht për ta sqaruar situatën, duke mohuar se ka arritur në një fazë të avancuar të negociatave me ndonjë skuadër. Sipas BBC Sport, Conte është i interesuar për mundësinë që të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, por deri më tani nuk ka bisedime të avancuara. “Emri im është lidhur me shumë klube, por aktualisht nuk ka negociata në fazë të avancuar”, ka shkruar Conte në Instagram.“Kam lexuar raportime për kërkesa financiare dhe për kërkesën që të kem kontroll të plotë, të cilat pretendohet se ua kam bërë tashmë klubeve të përmendura, si dhe për rezervat ndaj asaj që është përshkruar si ‘personaliteti im i fortë’. Këto raportime janë të pabazuara”, ka theksuar italiani.Conte ka shtuar se vetëm në rast të një oferte konkrete do të ishte momenti për të diskutuar kushtet e mundshme të marrëveshjes, duke marrë parasysh nevojat e të dyja palëve dhe mënyrën e tij të punës si trajner. E ardhmja e Carrickut në Old Trafford është vënë në pikëpyetje pas humbjes së thellë ndaj Comos, ndërsa drejtuesit e klubit mund të detyrohen ta shqyrtojnë situatën nëse rezultatet negative vazhdojnë.Conte aktualisht është pa klub, pasi u largua nga Napoli në fund të sezonit të kaluar. Gjatë aventurës së tij në Itali, ai fitoi titullin e Serie A në sezonin e parë në krye të skuadrës napolitane, ndërsa në sezonin e fundit triumfoi në Superkupën e Italisë.Në karrierën e tij, 57-vje

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Antonio Conte ka reaguar ndaj raportimeve që e lidhin me një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi, duke mohuar se është në negociata të avancuara me ndonjë klub.Gazeta italiane La Repubblica raportoi të enjten se trajneri italian kishte zhvilluar bisedime me drejtuesit e Manchester Unitedit për ta zëvendësuar Michael Carrickun, pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Comos së Cesc Fabregasit në Ligën e Kampionëve.Sipas raportimit, Conte kishte kërkuar kontroll të plotë mbi politikën e transferimeve të klubit, si dhe mundësinë për ta zgjedhur vetë stafin e tij teknik në Old Trafford.Megjithatë, trajneri italian ka dalë publikisht për ta sqaruar situatën, duke mohuar se ka arritur në një fazë të avancuar të negociatave me ndonjë skuadër. Sipas BBC Sport, Conte është i interesuar për mundësinë që të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, por deri më tani nuk ka bisedime të avancuara. “Emri im është lidhur me shumë klube, por aktualisht nuk ka negociata në fazë të avancuar”, ka shkruar Conte në Instagram.“Kam lexuar raportime për kërkesa financiare dhe për kërkesën që të kem kontroll të plotë, të cilat pretendohet se ua kam bërë tashmë klubeve të përmendura, si dhe për rezervat ndaj asaj që është përshkruar si ‘personaliteti im i fortë’. Këto raportime janë të pabazuara”, ka theksuar italiani.Conte ka shtuar se vetëm në rast të një oferte konkrete do të ishte momenti për të diskutuar kushtet e mundshme të marrëveshjes, duke marrë parasysh nevojat e të dyja palëve dhe mënyrën e tij të punës si trajner. E ardhmja e Carrickut në Old Trafford është vënë në pikëpyetje pas humbjes së thellë ndaj Comos, ndërsa drejtuesit e klubit mund të detyrohen ta shqyrtojnë situatën nëse rezultatet negative vazhdojnë.Conte aktualisht është pa klub, pasi u largua nga Napoli në fund të sezonit të kaluar. Gjatë aventurës së tij në Itali, ai fitoi titullin e Serie A në sezonin e parë në krye të skuadrës napolitane, ndërsa në sezonin e fundit triumfoi në Superkupën e Italisë.Në karrierën e tij, 57-vje

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…