ItaliaDridhje të forta në Mesdhe, Italia lëshon alarm për cunami
1 min čitanja
Italia
Dridhje të forta në Mesdhe, Italia lëshon alarm për cunami
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një alarm për cunami është lëshuar në Itali pasi një seri dridhjesh që goditën brigjet e Mesdheut.Të premten në mesditë u regjistruan 12 pasgoditje me magnitudë deri në 5.0 pranë Sicilisë, duke shkaktuar evakuimin paraprak të disa shkollave në Palermo dhe Mesinё.Një alarm për cunami u lëshua për banorët që të ishin vigjilentë dhe të tregonin kujdes rreth zonave bregdetare, ndërsa nxënësit lanë mësimet dhe zyrat publike u braktisën, sipas mediave lokale.Vendasit raportuan se ndjenin dridhje në Palermo, Patti, Licata, Capo dʿOrlando dhe Campofelice di Roccella. Kryebashkiaku i Palermos, Roberto Lagalla, tha se autoritetet po e monitoronin nga afër situatën në zhvillim e sipër.Ai u bëri thirrje banorëve dhe njerëzve pranë bregdetit të qëndrojnë larg detit dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve përkatëse. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.