PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Cmimi i derivateveMungesa e naftës, Zvicra përdor rezervat e detyrueshme
2 min čitanja
Cmimi i derivateve

Mungesa e naftës, Zvicra përdor rezervat e detyrueshme

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zvicra ka nisur të përdorë rezervat e saj strategjike të naftës për të përballuar një mungesë të përkohshme, e shkaktuar nga vonesat në furnizim si pasojë e reshjeve të dendura në jug të Francës.Megjithëse furnizimi me naftë mbetet i sigurt falë rezervave të detyrueshme, situata në tregun e produkteve të naftës vazhdon të jetë e tensionuar.Delegati për furnizimin ekonomik të vendit, Roland Pfister, ka autorizuar tërheqjen e naftës nga rezervat e detyrueshme. Sipas Zyrës Federale për Furnizim Ekonomik Kombëtar (FONES), nga 23 tetori deri më 22 nëntor do të mund të tërhiqen deri në 45 mijë metra kub naftë, raporton Arcinfo.Ky vëllim përfaqëson pak më pak se katër për qind të rezervave të përgjithshme të detyrueshme të naftës, bëri të ditur të premten zyra federale.Tregjet ndërkombëtare nën presionMasa është ndërmarrë në një kohë kur kushtet e furnizimit janë tashmë të vështira. Tregjet ndërkombëtare të naftës janë nën presion që nga fillimi i luftës në Iran, ndërsa furnizimi logjistik i Zvicrës është ndikuar edhe nga nivelet vazhdimisht të ulëta të ujit në lumin Rain.Çdo problem shtesë që prek një formë tjetër të transportit mund të shkaktojë shpejt bllokime në zinxhirin e furnizimit, transmeton Telegrafi.Mungesa e përkohshme e naftës lidhet me vonesat në pompimin e naftës bruto dhe produkteve të rafinuara, të shkaktuara nga reshjet e dendura në jug të Francës.Pavarësisht këtyre vështirësive, Zyra Federale për Furnizim Ekonomik Kombëtar thekson se furnizimi me naftë i Zvicrës mbetet i sigurt.Edhe furnizimi me vajgur është i garantuar, falë tërheqjeve nga rezervat e detyrueshme, të autorizuara deri më 1 nëntor.Ndërkohë, situata me benzinën dhe vajin për ngrohje konsiderohet aktualisht e sigurt, por mbetet e tensionuar dhe e pasigurt.Zyra federale ka bërë të ditur se po vazhdon ta monitorojë nga afër situatën e furnizimit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zvicra ka nisur të përdorë rezervat e saj strategjike të naftës për të përballuar një mungesë të përkohshme, e shkaktuar nga vonesat në furnizim si pasojë e reshjeve të dendura në jug të Francës.Megjithëse furnizimi me naftë mbetet i sigurt falë rezervave të detyrueshme, situata në tregun e produkteve të naftës vazhdon të jetë e tensionuar.Delegati për furnizimin ekonomik të vendit, Roland Pfister, ka autorizuar tërheqjen e naftës nga rezervat e detyrueshme. Sipas Zyrës Federale për Furnizim Ekonomik Kombëtar (FONES), nga 23 tetori deri më 22 nëntor do të mund të tërhiqen deri në 45 mijë metra kub naftë, raporton Arcinfo.Ky vëllim përfaqëson pak më pak se katër për qind të rezervave të përgjithshme të detyrueshme të naftës, bëri të ditur të premten zyra federale.Tregjet ndërkombëtare nën presionMasa është ndërmarrë në një kohë kur kushtet e furnizimit janë tashmë të vështira. Tregjet ndërkombëtare të naftës janë nën presion që nga fillimi i luftës në Iran, ndërsa furnizimi logjistik i Zvicrës është ndikuar edhe nga nivelet vazhdimisht të ulëta të ujit në lumin Rain.Çdo problem shtesë që prek një formë tjetër të transportit mund të shkaktojë shpejt bllokime në zinxhirin e furnizimit, transmeton Telegrafi.Mungesa e përkohshme e naftës lidhet me vonesat në pompimin e naftës bruto dhe produkteve të rafinuara, të shkaktuara nga reshjet e dendura në jug të Francës.Pavarësisht këtyre vështirësive, Zyra Federale për Furnizim Ekonomik Kombëtar thekson se furnizimi me naftë i Zvicrës mbetet i sigurt.Edhe furnizimi me vajgur është i garantuar, falë tërheqjeve nga rezervat e detyrueshme, të autorizuara deri më 1 nëntor.Ndërkohë, situata me benzinën dhe vajin për ngrohje konsiderohet aktualisht e sigurt, por mbetet e tensionuar dhe e pasigurt.Zyra federale ka bërë të ditur se po vazhdon ta monitorojë nga afër situatën e furnizimit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…