Pastrimi i paraveProkuroria Speciale ndalon një të dyshuar për rastin e 1 milionëshit
2 min čitanja
Pastrimi i parave
Prokuroria Speciale ndalon një të dyshuar për rastin e 1 milionëshit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me rastin e njohur si “Rasti i njëmilionëshit”, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person për 48 orë.Prokuroria Speciale thekson se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimin e provave relevante, raporton “Betimi për Drejtësi“.“Duke pasur parasysh se hetimet janë në zhvillim, Prokuroria Speciale nuk do të japë detaje të tjera në këtë fazë, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në njoftim.Ndryshe, polici Aurel Kaziu, si dhe Edmir Ahmagjokaj dhe Ardit Laska, janë tre të dyshuarit tjerë në këtë rast, të cilët dyshohen për shpërlarje të parave rreth 1 milion euro, shumë me të cilën më 24 shkurt 2026 u kapën në pikën kufitare në Merdar.Ndaj tre të lartpërmendurve të dyshuar për këtë rast, Gjykata e Apelit në prill ka marrë vendim për herë të tretë duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale, ndërkaq ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ishte refuzuar caktimi i masës së paraburgimit policit Kaziu, si dhe Ahmagjokajt dhe Laskas.Çka thuhej në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj tre të dyshuave?Ndërkaq, në kërkesën e Prokurorisë Speciale të përpiluar më 25 shkurt 2026, thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit Edmir Ahmagjokaj, Aurel Kaziu dhe Ardit Laska, me dashje dhe duke e ditur se pasuria e caktuar është e fituar përme aktiviteti kriminal, më 24 shkurt 2026 kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare në Merdar, me automjet të tipis ‘Sprinter’, të cilin e drejtonte pandehuri Ahmagjokaj, e në automjet ndodheshin edhe të pandehurit Kaziu dhe Laska.Sipas kërkesës së Prokurorisë, gjatë kontrollit nga zyrtarët doganorë, pasi janë pyetur nëse posedonin diçka për deklarim, ata kanë deklaruar rrejshëm se nuk kishin asgjë për të deklarua
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.