PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
JordaniaSulm me armë në një kishë në Jordani, 6 të vrarë dhe 28 të plagosur
1 min čitanja
Jordania

Sulm me armë në një kishë në Jordani, 6 të vrarë dhe 28 të plagosur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr brenda një kishe në provincën Karak të Jordanisë, rreth 145 kilometra në jug të kryeqytetit, Amanit.Sipas agjencisë së sigurisë publike të Jordanisë, ngjarja ndodhi gjatë një ceremonie mortore në kishën ortodokse greke të Shën Gjergjit, në qytetin Hmood, një zonë me shumicë të krishterë.Autoritetet kanë bërë të ditur se autorët, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë në kërkim nga forcat e sigurisë.Dëshmitarët thanë se sulmuesit kishin qëlluar për disa minuta. Një prej tyre dyshohet se mbante një pushkë automatike të tipit AK-47.Fillimisht, mediat shtetërore raportuan për shtatë viktima, por më pas autoritetet e sigurisë e korrigjuan bilancin në gjashtë të vdekur dhe 28 të plagosur. Ende nuk dihet arsyeja e këtij ndryshimi.Forcat e sigurisë po vazhdojnë hetimet dhe kërkimet për personat përgjegjës për sulmin. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr brenda një kishe në provincën Karak të Jordanisë, rreth 145 kilometra në jug të kryeqytetit, Amanit.Sipas agjencisë së sigurisë publike të Jordanisë, ngjarja ndodhi gjatë një ceremonie mortore në kishën ortodokse greke të Shën Gjergjit, në qytetin Hmood, një zonë me shumicë të krishterë.Autoritetet kanë bërë të ditur se autorët, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë në kërkim nga forcat e sigurisë.Dëshmitarët thanë se sulmuesit kishin qëlluar për disa minuta. Një prej tyre dyshohet se mbante një pushkë automatike të tipit AK-47.Fillimisht, mediat shtetërore raportuan për shtatë viktima, por më pas autoritetet e sigurisë e korrigjuan bilancin në gjashtë të vdekur dhe 28 të plagosur. Ende nuk dihet arsyeja e këtij ndryshimi.Forcat e sigurisë po vazhdojnë hetimet dhe kërkimet për personat përgjegjës për sulmin. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…