PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Tsv 1860 münchenTalenti shqiptar nga diaspora, Edon Krasniqi nënshkruan me ekipin e parë të gjigantit gjerman, TSV 1860 München
1 min čitanja
Tsv 1860 münchen

Talenti shqiptar nga diaspora, Edon Krasniqi nënshkruan me ekipin e parë të gjigantit gjerman, TSV 1860 München

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Futbollisti i Kombëtares U19 të Kosovës, Edon Krasniqi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë me ekipin e parë të skuadrës gjermane TSV 1860 München.Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të Farku Ajetit, të cilin e ka shpërndarë edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani në profilin e saj zyrtar në Facebook, shkruan Telegrafi.Krasniqi iu bashkua akademisë së të rinjve të klubit bavarez në vitin 2016, kur u transferua nga TuS Bad Aibling. Që nga atëherë, mbrojtësi i djathtë është zhvilluar vazhdimisht në radhët e klubit gjerman, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç në pozitën e tij.Nënshkrimi me ekipin e parë shënon një moment të rëndësishëm për karrierën e talentit kosovar, i cili tashmë synon të vazhdojë rrugëtimin e tij në një nivel më të lartë të futbollit gjerman.Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për Krasniqin, i cili është pjesë e Kombëtares U19 të Kosovës.TSV 1860 München është një klub me histori të pasur në futbollin gjerman, ndërsa për Edonin kjo kontratë paraqet një mundësi të re për të dëshmuar vlerat e tij në ekipin e parë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Futbollisti i Kombëtares U19 të Kosovës, Edon Krasniqi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë me ekipin e parë të skuadrës gjermane TSV 1860 München.Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të Farku Ajetit, të cilin e ka shpërndarë edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani në profilin e saj zyrtar në Facebook, shkruan Telegrafi.Krasniqi iu bashkua akademisë së të rinjve të klubit bavarez në vitin 2016, kur u transferua nga TuS Bad Aibling. Që nga atëherë, mbrojtësi i djathtë është zhvilluar vazhdimisht në radhët e klubit gjerman, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç në pozitën e tij.Nënshkrimi me ekipin e parë shënon një moment të rëndësishëm për karrierën e talentit kosovar, i cili tashmë synon të vazhdojë rrugëtimin e tij në një nivel më të lartë të futbollit gjerman.Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për Krasniqin, i cili është pjesë e Kombëtares U19 të Kosovës.TSV 1860 München është një klub me histori të pasur në futbollin gjerman, ndërsa për Edonin kjo kontratë paraqet një mundësi të re për të dëshmuar vlerat e tij në ekipin e parë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…