PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Nderrimi i oresSi ta ndihmojmë trupin të përshtatet më lehtë me orën dimërore
2 min čitanja
Nderrimi i ores

Si ta ndihmojmë trupin të përshtatet më lehtë me orën dimërore

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ndërrimi i orës në vjeshtë, kur akrepat kthehen një orë prapa, u jep shumicës së njerëzve mundësinë të flenë një orë më shumë. Megjithatë, ndryshimi i ritmit ditor mund të ndikojë përkohësisht te gjumi dhe energjia, ndaj ekspertët këshillojnë disa zakone të thjeshta për t’u përshtatur më shpejt.Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon që ora të kthehet prapa para se të shkoni në shtrat, ndërsa zgjimi të vazhdojë në orarin e zakonshëm.Megjithatë, një orë shtesë gjumi nuk mjafton për të kompensuar mungesën e gjumit të grumbulluar gjatë javëve të mëparshme.Një rol të rëndësishëm luajnë drita natyrale dhe orari i rregullt. Ekspozimi ndaj dritës së mëngjesit dhe mbajtja e të njëjtave orare për gjumin dhe zgjimin mund ta ndihmojnë trupin të përshtatet me ndryshimin.Ekspertët këshillojnë gjithashtu shmangien e ekraneve rreth dy orë para gjumit, kufizimin e kafesë pas mesditës dhe uljen e konsumit të alkoolit. Aktiviteti fizik është i dobishëm, por preferohet të kryhet në mëngjes ose pasdite, jo menjëherë para se të flini.Meqë pas ndërrimit të orës errësira bie më herët, ditët e para mund të sjellin përgjumje më të shpejtë në mbrëmje. Megjithatë, rekomandohet të mos zhvendoset ndjeshëm ora e gjumit, në mënyrë që të ruhet ritmi i zakonshëm. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ndërrimi i orës në vjeshtë, kur akrepat kthehen një orë prapa, u jep shumicës së njerëzve mundësinë të flenë një orë më shumë. Megjithatë, ndryshimi i ritmit ditor mund të ndikojë përkohësisht te gjumi dhe energjia, ndaj ekspertët këshillojnë disa zakone të thjeshta për t’u përshtatur më shpejt.Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon që ora të kthehet prapa para se të shkoni në shtrat, ndërsa zgjimi të vazhdojë në orarin e zakonshëm.Megjithatë, një orë shtesë gjumi nuk mjafton për të kompensuar mungesën e gjumit të grumbulluar gjatë javëve të mëparshme.Një rol të rëndësishëm luajnë drita natyrale dhe orari i rregullt. Ekspozimi ndaj dritës së mëngjesit dhe mbajtja e të njëjtave orare për gjumin dhe zgjimin mund ta ndihmojnë trupin të përshtatet me ndryshimin.Ekspertët këshillojnë gjithashtu shmangien e ekraneve rreth dy orë para gjumit, kufizimin e kafesë pas mesditës dhe uljen e konsumit të alkoolit. Aktiviteti fizik është i dobishëm, por preferohet të kryhet në mëngjes ose pasdite, jo menjëherë para se të flini.Meqë pas ndërrimit të orës errësira bie më herët, ditët e para mund të sjellin përgjumje më të shpejtë në mbrëmje. Megjithatë, rekomandohet të mos zhvendoset ndjeshëm ora e gjumit, në mënyrë që të ruhet ritmi i zakonshëm. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…