PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Melania trumpMelania Trump ndërhyn për paqe, Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal
1 min čitanja
Melania trump

Melania Trump ndërhyn për paqe, Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Melania Trump, Zonja e Parë e SHBA-së, ka arritur të sigurojë një armëpushim të kufizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, vetëm për qytetin e Oleškyt.Sipas njoftimit, të dyja palët kanë rënë dakord të ndërpresin përkohësisht të gjitha veprimet ushtarake në qytet, në mënyrë që të mundësohet dërgimi i ndihmave humanitare dhe organizimi i evakuimit të civilëve përmes një korridori të sigurt.Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më 29 tetor.Olešky është një qytet ukrainas në anën e lumit Dnipro të pushtuar nga Rusia, përballë qytetit të Hersonit. Që nga pushtimi nga forcat ruse në vitin 2022, qyteti është shkatërruar rëndë dhe është izoluar nga pjesa tjetër e botës.Megjithatë, mijëra civilë, përfshirë fëmijë, vazhdojnë të jetojnë atje, pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm dhe furnizime të rregullta me ushqime. Sipas dëshmive të banorëve për Sky News, disa njerëz janë detyruar të ziejnë bar për të mbijetuar.Armëpushimi i njoftuar synon të krijojë mundësi për ndihma humanitare dhe evakuimin e civilëve nga një prej zonave më të goditura të luftës. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Melania Trump, Zonja e Parë e SHBA-së, ka arritur të sigurojë një armëpushim të kufizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, vetëm për qytetin e Oleškyt.Sipas njoftimit, të dyja palët kanë rënë dakord të ndërpresin përkohësisht të gjitha veprimet ushtarake në qytet, në mënyrë që të mundësohet dërgimi i ndihmave humanitare dhe organizimi i evakuimit të civilëve përmes një korridori të sigurt.Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më 29 tetor.Olešky është një qytet ukrainas në anën e lumit Dnipro të pushtuar nga Rusia, përballë qytetit të Hersonit. Që nga pushtimi nga forcat ruse në vitin 2022, qyteti është shkatërruar rëndë dhe është izoluar nga pjesa tjetër e botës.Megjithatë, mijëra civilë, përfshirë fëmijë, vazhdojnë të jetojnë atje, pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm dhe furnizime të rregullta me ushqime. Sipas dëshmive të banorëve për Sky News, disa njerëz janë detyruar të ziejnë bar për të mbijetuar.Armëpushimi i njoftuar synon të krijojë mundësi për ndihma humanitare dhe evakuimin e civilëve nga një prej zonave më të goditura të luftës. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…