BarcelonaBarcelona merr një tjetër goditje para El Clasicos, ylli i skuadrës pritet të mungojë
1 min čitanja
Barcelona
Barcelona merr një tjetër goditje para El Clasicos, ylli i skuadrës pritet të mungojë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Barcelona mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në prag të El Clasicos ndaj Real Madridit, pasi Jules Kounde pritet ta humbasë përballjen e së dielës.Sipas gazetës spanjolle Diario AS, mbrojtësi francez mungoi edhe në stërvitjen e së premtes, ndërsa rikuperimi nga ndrydhja e kyçit të këmbës po ecën më ngadalë sesa ishte parashikuar.Kounde e pësoi lëndimin gjatë ndeshjes ndaj Real Betisit dhe, përkundër përpjekjeve për t’u rikuperuar në kohë, mundësitë që ai të jetë i gatshëm për sfidën kundër Real Madridit janë shumë të vogla.Francezi mungoi edhe në humbjen 4-2 të Barcelonës ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Të premten, ai vazhdoi punën individuale në palestër, larg stërvitjeve me pjesën tjetër të skuadrës. Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për trajnerin e Barcelonës, pasi edhe Eric Garcia është jashtë për shkak të një lëndimi.Në këto rrethana, Xavi Espart pritet ta ruajë vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes për El Clasicon, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse kundër PSG-së.Barcelona do të shpresojë që Espart ta konfirmojë formën e treguar në Evropë, në një ndeshje ku çdo mungesë mund të ketë ndikim të rëndësishëm./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.