PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Michael carrickCarrick jep një mesazh emocional për Man Utd pas poshtërimit në Como
2 min čitanja
Michael carrick

Carrick jep një mesazh emocional për Man Utd pas poshtërimit në Como

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Michael Carrick u ka lëshuar një mesazh të zjarrtë mbështetësve të Manchester United, duke pranuar përgjegjësinë për formën e dobët të klubit dhe duke këmbëngulur se do të luftojë për të rivendosur vlerat tradicionale pas humbjes poshtëruese ndaj Comos.Trajneri i Unitedit doli sot (e premte) në konferencë, ku nuk hezitoi të pranojë zhgënjimin që i ka dhënë tifozëve pas rezultateve të fundit. “Ishte vërtet e papranueshme për ne të luanim kështu”, pranoi fillimisht Carrick në konferencën e sotme për shtyp. Sherr i madh midis Carrick dhe yllit të United në dhomën e zhveshjes, ja çfarë ndodhi 45-vjeçari theksoi se ishte përgjegjësia e tij të vendoste në fushë një ekip të aftë për të përballuar presionin e përfaqësimit të klubit.Carrick përmendi gjithashtu trashëgiminë e Sir Alex Ferguson, Wayne Rooney dhe Ryan Giggs, duke theksuar përulësinë dhe punën e palodhur si themelet e identitetit të United."Manchester United është gjithmonë më i madh se çdo individ", deklaroi ai, duke premtuar se nuk do ta linte klubin të humbiste vlerat e tij."Do ta marrim mbrapsht. Respektojeni këtë klub futbolli", tha Carrick, duke dhënë një mesazh sfidues ndërsa presioni rritet për përmirësim të rezultateve.🗣️ Commitment. Resilience. Teamwork. Michael's powerful message in full 👇 https://t.co/vWwJt1fW47 — Manchester United (@ManUtd) October 23, 2026 "Themelet e këtij klubi futbolli dhe vlerat janë rrënjosur për shumë vite. I kuptoj plotësisht dhe i kuptoj të gjithë. Gjithçka varet nga të qenit modest, nga puna e palodhur dhe nga të qenit vërtet krenar që i përmbahesh këtyre vlerave”. “Ky klub futbolli ka një qëndrueshmëri që e ka treguar për një kohë shumë, shumë të gjatë. Qoftë rimëkëmbja nga vështirësitë, rikthimet, golat në fund, apo suksesi i qëndrueshëm, ky klub futbolli ka një qëndrueshmëri shumë, shumë të thellë”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Michael Carrick u ka lëshuar një mesazh të zjarrtë mbështetësve të Manchester United, duke pranuar përgjegjësinë për formën e dobët të klubit dhe duke këmbëngulur se do të luftojë për të rivendosur vlerat tradicionale pas humbjes poshtëruese ndaj Comos.Trajneri i Unitedit doli sot (e premte) në konferencë, ku nuk hezitoi të pranojë zhgënjimin që i ka dhënë tifozëve pas rezultateve të fundit. “Ishte vërtet e papranueshme për ne të luanim kështu”, pranoi fillimisht Carrick në konferencën e sotme për shtyp. Sherr i madh midis Carrick dhe yllit të United në dhomën e zhveshjes, ja çfarë ndodhi 45-vjeçari theksoi se ishte përgjegjësia e tij të vendoste në fushë një ekip të aftë për të përballuar presionin e përfaqësimit të klubit.Carrick përmendi gjithashtu trashëgiminë e Sir Alex Ferguson, Wayne Rooney dhe Ryan Giggs, duke theksuar përulësinë dhe punën e palodhur si themelet e identitetit të United."Manchester United është gjithmonë më i madh se çdo individ", deklaroi ai, duke premtuar se nuk do ta linte klubin të humbiste vlerat e tij."Do ta marrim mbrapsht. Respektojeni këtë klub futbolli", tha Carrick, duke dhënë një mesazh sfidues ndërsa presioni rritet për përmirësim të rezultateve.🗣️ Commitment. Resilience. Teamwork. Michael's powerful message in full 👇 https://t.co/vWwJt1fW47 — Manchester United (@ManUtd) October 23, 2026 "Themelet e këtij klubi futbolli dhe vlerat janë rrënjosur për shumë vite. I kuptoj plotësisht dhe i kuptoj të gjithë. Gjithçka varet nga të qenit modest, nga puna e palodhur dhe nga të qenit vërtet krenar që i përmbahesh këtyre vlerave”. “Ky klub futbolli ka një qëndrueshmëri që e ka treguar për një kohë shumë, shumë të gjatë. Qoftë rimëkëmbja nga vështirësitë, rikthimet, golat në fund, apo suksesi i qëndrueshëm, ky klub futbolli ka një qëndrueshmëri shumë, shumë të thellë”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…