PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Meghan markleBabai i Meghan Markle nën hetim për materiale të dyshuara me abuzim ndaj fëmijëve, reagon Dukesha
2 min čitanja
Meghan markle

Babai i Meghan Markle nën hetim për materiale të dyshuara me abuzim ndaj fëmijëve, reagon Dukesha

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Meghan Markle ka folur pas daljes së akuzave të rënda kundër babait të saj , 82-vjeçarit Thomas Markle Sr., për posedim të dyshuar të materialeve me abuzim seksual me fëmijë. Akuzat u bënë nga djali i tij Thomas Markle Jr., gjysmëvëllai i Dukeshës së Sussex.Gazeta britanike The Sun publikoi dje pretendimet e tij se kishte gjetur materiale kontroverse në shtëpinë e babait të tij në Cebu të Filipineve dhe se e kishte raportuar zbulimin te autoritetet përkatëse, përfshirë FBI-në.Dukesha e Sussex, 45 vjeç, komentoi mbi akuzat në një deklaratë për revistën People. "Jam thellësisht e tronditur nga lajmet që kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit. Mendimet e mia janë me çdo fëmijë që mund të ketë qenë viktimë", tha ajo."Në vitin 2018, një letër iu dërgua Policisë Metropolitane të Londrës dhe shërbimit përgjegjës për mbrojtjen e familjes mbretërore dhe diplomatëve. Kjo letër më u dërgua më vonë. Ajo renditte akuza shqetësuese kundër babait tim dhe më thanë se çështja po hetohej", vazhdoi ajo.Meghan shtoi: “Shpresoj se tani është e qartë pse u distancova nga babai im dhe vendosa të mos e lejoj të kontaktojë me fëmijët tanë, pavarësisht se disa media e kanë shtrembëruar të vërtetën për vite me radhë. Kishte vetëm një arsye: t’i mbroja ata.” "Kisha besim se autoritetet do t'i mbronin familjet e tjera në të njëjtën mënyrë", tha ajo. "Ndërsa ajo që është zbuluar tani është edhe më e tmerrshme nga sa mund ta kishte imagjinuar kushdo, shpresoj sinqerisht që drejtësia do të vihet në vend. Siguria dhe mbrojtja e fëmijëve të pafajshëm duhet të mbetet një përparësi."Meghan është fëmija i vetëm i Thomas Markle Sr. dhe Doria Ragland. Thomas ka dy fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë me Roslyn Loveless, një djalë, Thomas Jr. (60) dhe një vajzë, Samantha (61).Çfarë pretendon Thomas Markle Jr.?Thomas Jr. i tha gazetës The Sun se e gjeti materialin në fjalë në katër kuti të mëdha. Ai tha se ato përmbanin "qindra, nëse jo mijëra" fotografi që ai pretendon se tregojnë abuzim seksual me fëmijë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Meghan Markle ka folur pas daljes së akuzave të rënda kundër babait të saj , 82-vjeçarit Thomas Markle Sr., për posedim të dyshuar të materialeve me abuzim seksual me fëmijë. Akuzat u bënë nga djali i tij Thomas Markle Jr., gjysmëvëllai i Dukeshës së Sussex.Gazeta britanike The Sun publikoi dje pretendimet e tij se kishte gjetur materiale kontroverse në shtëpinë e babait të tij në Cebu të Filipineve dhe se e kishte raportuar zbulimin te autoritetet përkatëse, përfshirë FBI-në.Dukesha e Sussex, 45 vjeç, komentoi mbi akuzat në një deklaratë për revistën People. "Jam thellësisht e tronditur nga lajmet që kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit. Mendimet e mia janë me çdo fëmijë që mund të ketë qenë viktimë", tha ajo."Në vitin 2018, një letër iu dërgua Policisë Metropolitane të Londrës dhe shërbimit përgjegjës për mbrojtjen e familjes mbretërore dhe diplomatëve. Kjo letër më u dërgua më vonë. Ajo renditte akuza shqetësuese kundër babait tim dhe më thanë se çështja po hetohej", vazhdoi ajo.Meghan shtoi: “Shpresoj se tani është e qartë pse u distancova nga babai im dhe vendosa të mos e lejoj të kontaktojë me fëmijët tanë, pavarësisht se disa media e kanë shtrembëruar të vërtetën për vite me radhë. Kishte vetëm një arsye: t’i mbroja ata.” "Kisha besim se autoritetet do t'i mbronin familjet e tjera në të njëjtën mënyrë", tha ajo. "Ndërsa ajo që është zbuluar tani është edhe më e tmerrshme nga sa mund ta kishte imagjinuar kushdo, shpresoj sinqerisht që drejtësia do të vihet në vend. Siguria dhe mbrojtja e fëmijëve të pafajshëm duhet të mbetet një përparësi."Meghan është fëmija i vetëm i Thomas Markle Sr. dhe Doria Ragland. Thomas ka dy fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë me Roslyn Loveless, një djalë, Thomas Jr. (60) dhe një vajzë, Samantha (61).Çfarë pretendon Thomas Markle Jr.?Thomas Jr. i tha gazetës The Sun se e gjeti materialin në fjalë në katër kuti të mëdha. Ai tha se ato përmbanin "qindra, nëse jo mijëra" fotografi që ai pretendon se tregojnë abuzim seksual me fëmijë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…