PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bajram begajShqipëria pajis me pasaporta dy lojtarë - një nga Kosova dhe një italian
2 min čitanja
Bajram begaj

Shqipëria pajis me pasaporta dy lojtarë - një nga Kosova dhe një italian

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për portierin e Cagliarit, italianin Elia Caprile, dhe mbrojtësin Amar Gërxhaliu, i cili vjen nga Kosova.Sipas dekreteve të publikuara me datë 19 tetor 2026, Caprile dhe Gërxhaliu janë përfshirë në listën e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, me kërkesën e tyre.Portieri i Cagliarit, Elia Caprile, është një nga emrat që së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm te Kombëtarja e Shqipërisë dhe tashmë gjithçka është bërë zyrtare dhe portieri italian mund të mbrojë portën kuqezi. Portieri i Cagliarit e mori shtetësinë shqiptare për shkak të partneres së tij, Emili Toshkollari, e cila është me origjinë nga Shqipëria. 25-vjeçari vlerësohet në tregun e transferimeve 12 milionë euro dhe është llogaritur si një nga portierët më të talentuar italian të viteve të fundit. Në anën tjetër, Amar Gërxhaliu është qendërmbrojtësi nga Kosova, emri i të cilit figuron në dekretin nr. 524 të presidentit Begaj.24-vjeçari Gërxhaliu është lojtar i klubit të Superligës Turke, Erzurumspor, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me moshat U19 dhe U12 të Kosovës. Të dy dekretet janë nënshkruar më 19 tetor 2026 dhe përcaktojnë se dhënia e shtetësisë hyn në fuqi menjëherë.Përfaqësimi i Shqipërisë nga të dy futbollistët, megjithatë, varet edhe nga përmbushja e kritereve sportive dhe rregulloreve përkatëse për të drejtën e aktivizimit me një kombëtare. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për portierin e Cagliarit, italianin Elia Caprile, dhe mbrojtësin Amar Gërxhaliu, i cili vjen nga Kosova.Sipas dekreteve të publikuara me datë 19 tetor 2026, Caprile dhe Gërxhaliu janë përfshirë në listën e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, me kërkesën e tyre.Portieri i Cagliarit, Elia Caprile, është një nga emrat që së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm te Kombëtarja e Shqipërisë dhe tashmë gjithçka është bërë zyrtare dhe portieri italian mund të mbrojë portën kuqezi. Portieri i Cagliarit e mori shtetësinë shqiptare për shkak të partneres së tij, Emili Toshkollari, e cila është me origjinë nga Shqipëria. 25-vjeçari vlerësohet në tregun e transferimeve 12 milionë euro dhe është llogaritur si një nga portierët më të talentuar italian të viteve të fundit. Në anën tjetër, Amar Gërxhaliu është qendërmbrojtësi nga Kosova, emri i të cilit figuron në dekretin nr. 524 të presidentit Begaj.24-vjeçari Gërxhaliu është lojtar i klubit të Superligës Turke, Erzurumspor, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me moshat U19 dhe U12 të Kosovës. Të dy dekretet janë nënshkruar më 19 tetor 2026 dhe përcaktojnë se dhënia e shtetësisë hyn në fuqi menjëherë.Përfaqësimi i Shqipërisë nga të dy futbollistët, megjithatë, varet edhe nga përmbushja e kritereve sportive dhe rregulloreve përkatëse për të drejtën e aktivizimit me një kombëtare. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…