PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BiondeNë mesditë bionde, në mbrëmje me flokë kafe, prezantuesja e motit e kap “primen” e saj
2 min čitanja
Bionde

Në mesditë bionde, në mbrëmje me flokë kafe, prezantuesja e motit e kap “primen” e saj

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Moderatorja e njohur e motit në televizionin zviceran SRF, Sandra Boner, ka befasuar shikuesit me një ndryshim të papritur në pamjen e saj.Boner u shfaq me flokë bionde gjatë edicionit të mesditës të emisionit “Meteo”, ndërsa vetëm rreth shtatë orë më vonë, në edicionin e mbrëmjes, ajo u paraqit me flokë ngjyrë kafe të errët.Ndryshimi i shpejtë tërhoqi vëmendjen e publikut, pasi moderatorja është shfaqur ndër vite me stile dhe ngjyra të ndryshme të flokëve, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.Sipas Blick, televizioni SRF ka sqaruar se ndryshimi i ngjyrës së flokëve u bë të martën pasdite, në kuadër të jetës së saj private. Nga televizioni kanë theksuar gjithashtu se moderatorët kanë liri në vendimet që lidhen me stilin personal, përfshirë modelin dhe ngjyrën e flokëve. Sandra Boner, 51-vjeçare, është e njohur për eksperimentet me pamjen e saj. Për shumë vite, flokët në nuanca të së kuqes ishin një nga tiparet e saj më karakteristike.Në verën e vitit 2023, ajo u shfaq me flokë rozë, duke u përshtatur me atmosferën e krijuar nga filmi “Barbie”. Më vonë, moderatorja provoi edhe modelin “mullet”, ndërsa në mars të vitit 2026 tërhoqi vëmendjen me një prerje të shkurtër bionde dhe balluke të shkurtra. Tani, kalimi nga bionde në brune është ndryshimi i saj më i fundit, duke dëshmuar edhe një herë se moderatorja nuk heziton të eksperimentojë me stilin e saj./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Moderatorja e njohur e motit në televizionin zviceran SRF, Sandra Boner, ka befasuar shikuesit me një ndryshim të papritur në pamjen e saj.Boner u shfaq me flokë bionde gjatë edicionit të mesditës të emisionit “Meteo”, ndërsa vetëm rreth shtatë orë më vonë, në edicionin e mbrëmjes, ajo u paraqit me flokë ngjyrë kafe të errët.Ndryshimi i shpejtë tërhoqi vëmendjen e publikut, pasi moderatorja është shfaqur ndër vite me stile dhe ngjyra të ndryshme të flokëve, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.Sipas Blick, televizioni SRF ka sqaruar se ndryshimi i ngjyrës së flokëve u bë të martën pasdite, në kuadër të jetës së saj private. Nga televizioni kanë theksuar gjithashtu se moderatorët kanë liri në vendimet që lidhen me stilin personal, përfshirë modelin dhe ngjyrën e flokëve. Sandra Boner, 51-vjeçare, është e njohur për eksperimentet me pamjen e saj. Për shumë vite, flokët në nuanca të së kuqes ishin një nga tiparet e saj më karakteristike.Në verën e vitit 2023, ajo u shfaq me flokë rozë, duke u përshtatur me atmosferën e krijuar nga filmi “Barbie”. Më vonë, moderatorja provoi edhe modelin “mullet”, ndërsa në mars të vitit 2026 tërhoqi vëmendjen me një prerje të shkurtër bionde dhe balluke të shkurtra. Tani, kalimi nga bionde në brune është ndryshimi i saj më i fundit, duke dëshmuar edhe një herë se moderatorja nuk heziton të eksperimentojë me stilin e saj./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…