PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
El clasicoYamal dhuron spektakël në stërvitje para El Clasicos ndaj Real Madridit
1 min čitanja
El clasico

Yamal dhuron spektakël në stërvitje para El Clasicos ndaj Real Madridit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dhuruar spektakël në stërvitjen e fundit para El Clasicos ndaj Real Madridit, duke lënë të mahnitur bashkëlojtarët me driblimet dhe golin e realizuar.Faqja zyrtare e Barcelonës ka publikuar një video nga stërvitja, ku 19-vjeçari shfaqet në formë të shkëlqyer, duke kaluar disa bashkëlojtarë kundërshtarë me teknikën e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me gol.Viktima të driblimeve të talentit spanjoll ishin Rodri, portieri Dominik Livakovic, Gavi dhe Jesse Bisiwu, të cilët nuk arritën ta ndalnin aksionin e tij. Driblimet dhe finalizimi i Yamali u pritën me ovacione nga bashkëlojtarët, të cilët nuk i kursyen duartrokitjet për paraqitjen spektakolare të sulmuesit.Barcelona shpreson që Yamal ta bartë këtë formë edhe në përballjen e madhe ndaj Real Madridit, ku vëmendja do të jetë sërish te talenti i ri, një prej lojtarëve më të rrezikshëm të skuadrës katalunase.Ndryshe, El Clasico e parë e sezonit në La Liga, e vlefshme për javën e 10-të pritet të zhvillohet të dielën në “Spotify Camp Nou” nga ora 21:00. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dhuruar spektakël në stërvitjen e fundit para El Clasicos ndaj Real Madridit, duke lënë të mahnitur bashkëlojtarët me driblimet dhe golin e realizuar.Faqja zyrtare e Barcelonës ka publikuar një video nga stërvitja, ku 19-vjeçari shfaqet në formë të shkëlqyer, duke kaluar disa bashkëlojtarë kundërshtarë me teknikën e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me gol.Viktima të driblimeve të talentit spanjoll ishin Rodri, portieri Dominik Livakovic, Gavi dhe Jesse Bisiwu, të cilët nuk arritën ta ndalnin aksionin e tij. Driblimet dhe finalizimi i Yamali u pritën me ovacione nga bashkëlojtarët, të cilët nuk i kursyen duartrokitjet për paraqitjen spektakolare të sulmuesit.Barcelona shpreson që Yamal ta bartë këtë formë edhe në përballjen e madhe ndaj Real Madridit, ku vëmendja do të jetë sërish te talenti i ri, një prej lojtarëve më të rrezikshëm të skuadrës katalunase.Ndryshe, El Clasico e parë e sezonit në La Liga, e vlefshme për javën e 10-të pritet të zhvillohet të dielën në “Spotify Camp Nou” nga ora 21:00. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…