Përfaqësuesja e kosovës në hendbollVajzat e Kosovës synojnë fitoren ndaj Estonisë
1 min čitanja
Përfaqësuesja e kosovës në hendboll
Vajzat e Kosovës synojnë fitoren ndaj Estonisë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave sonte (e premte) nis rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, ku përballë do ta ketë Estoninë.Vashat dardane luajnë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, në përballjen e parë të dy ndeshjeve që do të zhvillohen brenda dy ditësh.Kjo është hera e gjashtë që Kosova paraqitet në kualifikimet për Botëror, ndërsa synimi është i qartë: të shfrytëzohet përparësia e terrenit vendas dhe të sigurohet një rezultat sa më i mirë përpara duelit të dytë, që zhvillohet të shtunën nga ora 17:00. Kombëtarja që tregohet më e suksesshme pas dy ndeshjeve do të sigurojë kalimin në raundin e fundit kualifikues për Botërorin e vitit 2027.Federata e Hendbollit e Kosovës ka bërë thirrje për mbështetjen e vajzave dardane, të cilat synojnë të japin maksimumin në parket dhe të përfaqësojnë denjësisht fanellën e Kosovës. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.