Lajme nga zvicraNdryshime në funksionim, largim të punëtorëve nga puna dhe mbyllje totali të kompanive, çka po ndodh me bizneset në Zvicër?
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Ndryshime në funksionim, largim të punëtorëve nga puna dhe mbyllje totali të kompanive, çka po ndodh me bizneset në Zvicër?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dy kompani të njohura në Zvicër kanë paralajmëruar ose konfirmuar ndryshime që prekin qindra vende pune, duke rikthyer vëmendjen te ristrukturimi i bizneseve, ulja e kostove dhe përshtatja me kërkesat e reja të tregut.Kompania e telekomunikacionit Sunrise ka konfirmuar shkurtimin e 358 vendeve të punës, ndërsa platforma e shpërndarjes së ushqimit Just Eat planifikon të largojë disa qindra nga rreth 700 korrierët që aktualisht punojnë për të në Zvicër, si pjesë e ndryshimit të modelit të saj të punësimit.Rastet janë të ndryshme, por tregojnë se kompanitë po rishikojnë mënyrën se si organizojnë punën, përdorin burimet dhe synojnë të mbeten konkurruese në një treg që po ndryshon, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.Sunrise, operatori i dytë më i madh i telekomunikacionit në Zvicër, kishte shqyrtuar fillimisht shkurtimin e deri në 450 vendeve të punës. Pas konsultimeve me përfaqësuesit e punonjësve dhe sindikatën Syndicom, numri u zvogëlua në 358.Kompania e arsyeton vendimin me një riorganizim shumëvjeçar të modelit të saj të operimit, me synimin për të rritur efikasitetin dhe konkurrueshmërinë. Ajo po shqyrton gjithashtu kontratat me furnizuesit dhe kostot e tjera të jashtme. Në fillim të këtij viti, Sunrise kishte përfunduar edhe shkurtimin e 147 vendeve të punës, që do të thotë se numri i vendeve të shkurtuara gjatë vitit arrin në më shumë se 500.Ndërkohë, Just Eat po ndërmerr një ndryshim tjetër. Në vend të korrierëve me kontrata të rregullta pune, kompania synon të mbështetet më shumë te personat e vetëpunësuar dhe partnerët e jashtëm të shpërndarjes, shkruan The Loclas.Sipas kompanisë, ndryshimi lidhet me zakonet e reja të konsumatorëve, të cilët porosisin ushqim dhe produkte në orare më të ndryshme gjatë ditës dhe natës. Modeli aktual, me ndërrime të planifikuara paraprakisht, nuk i mundëson kompanisë të ofrojë të njëjtën fleksibilitet, argumenton drejtuesi i saj në Zvicër, Lukas Streich.Megjithatë, ndryshimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për qindra puno
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.