PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shendeti ne rend te pareDhimbje koke dhe veshi pas vendosjes së dhëmbëve? Rajmonda Halili shpjegon shkakun e mundshëm
2 min čitanja
Shendeti ne rend te pare

Dhimbje koke dhe veshi pas vendosjes së dhëmbëve? Rajmonda Halili shpjegon shkakun e mundshëm

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dhimbjet e kokës dhe ato në zonën e veshit, që shfaqen pas vendosjes së urave apo protezave dentare, mund të lidhen me ndryshimet në kafshim.Kështu ka shpjeguar specialistja e protetikës stomatologjike, Rajmonda Halili gjatë një bisede në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”. Sipas saj, gjatë realizimit të punimeve protetike, një ndër elementet më të rëndësishme është ruajtja e dimensionit vertikal të kafshimit, pasi ndryshimet e pasakta mund të shkaktojnë shqetësime te pacientët.“Kur punojmë në një protezë ose në një urë, ne këtë dimension e ulim ose e ngritim. Prandaj duhet të jemi shumë, shumë të saktë në këto dimensione”, ka shpjeguar Halili.Ajo ka theksuar se ndryshimet në lartësinë e kafshimit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në nyjën e nofullës, duke shkaktuar dhimbje që pacientët shpesh i përshkruajnë si shqetësime në zonën e veshit. E-max apo zirkon? Rajmonda Halili tregon pse materiali nuk duhet zgjedhur vetëm nga pacienti “Çdo ndryshim në uljen ose ngritjen e tij jep dhimbje direkte në artikulacion. Pacientët, kur vijnë pasi kanë marrë një punim protetik, thonë se kanë dhimbje vazhdimisht në pjesën e veshit”, ka deklaruar ajo.Specialistja ka sqaruar se këto shqetësime mund të jenë pasojë e ndryshimeve që kanë ndodhur në mënyrën se si takohen dhëmbët gjatë kafshimit.“Një pikë më e lartë e kafshimit ndikon në dhimbje të nyjës dhe në dhimbje të kokës”, ka theksuar Halili.Sipas saj, rikthimi i kafshimit në pozicionin e duhur kërkon kujdes të veçantë profesional dhe kohë gjatë trajtimit stomatologjik.Për më shumë shikoni të plotë podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”: - YouTube www.youtube.com

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dhimbjet e kokës dhe ato në zonën e veshit, që shfaqen pas vendosjes së urave apo protezave dentare, mund të lidhen me ndryshimet në kafshim.Kështu ka shpjeguar specialistja e protetikës stomatologjike, Rajmonda Halili gjatë një bisede në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”. Sipas saj, gjatë realizimit të punimeve protetike, një ndër elementet më të rëndësishme është ruajtja e dimensionit vertikal të kafshimit, pasi ndryshimet e pasakta mund të shkaktojnë shqetësime te pacientët.“Kur punojmë në një protezë ose në një urë, ne këtë dimension e ulim ose e ngritim. Prandaj duhet të jemi shumë, shumë të saktë në këto dimensione”, ka shpjeguar Halili.Ajo ka theksuar se ndryshimet në lartësinë e kafshimit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në nyjën e nofullës, duke shkaktuar dhimbje që pacientët shpesh i përshkruajnë si shqetësime në zonën e veshit. E-max apo zirkon? Rajmonda Halili tregon pse materiali nuk duhet zgjedhur vetëm nga pacienti “Çdo ndryshim në uljen ose ngritjen e tij jep dhimbje direkte në artikulacion. Pacientët, kur vijnë pasi kanë marrë një punim protetik, thonë se kanë dhimbje vazhdimisht në pjesën e veshit”, ka deklaruar ajo.Specialistja ka sqaruar se këto shqetësime mund të jenë pasojë e ndryshimeve që kanë ndodhur në mënyrën se si takohen dhëmbët gjatë kafshimit.“Një pikë më e lartë e kafshimit ndikon në dhimbje të nyjës dhe në dhimbje të kokës”, ka theksuar Halili.Sipas saj, rikthimi i kafshimit në pozicionin e duhur kërkon kujdes të veçantë profesional dhe kohë gjatë trajtimit stomatologjik.Për më shumë shikoni të plotë podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”: - YouTube www.youtube.com

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…