Edi ramaRama lexon me emra të arrestuarit e dhunës në protestë: Me precedentë të rëndë kriminalë, nga vrasjet, te trafiku i drogës e dhuna në familje
2 min čitanja
Edi rama
Rama lexon me emra të arrestuarit e dhunës në protestë: Me precedentë të rëndë kriminalë, nga vrasjet, te trafiku i drogës e dhuna në familje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat sot, ka publikuar listën e personave të arrestuar gjatë protestës, të cilët, sipas tij, nuk janë studentë dhe nuk kanë lidhje me këtë kategori.Me inicialet dhe fotot me sytë e mbuluar, Edi Rama ka paraqitur listën e tyre, duke përmendur gjithashtu akuzat që rëndojnë ndaj tyre dhe precedentët e mëparshëm penalë.Rama tha se këta persona janë përdorur në këtë protestë për të ushtruar dhunë, ndërsa në precedentët penalë që lexoi, disa prej tyre rezultojnë të dënuar me burg për vepra të rënda penale, përfshirë edhe vrasjen. Kjo është deklarata e Ramës: Po i marr me radhë një për një dhe besoj që çdo koment është i tepërt nga ana ime, sepse mjaftojnë çehret që pavarësisht fshehjes së identitetit mund të lexohen si përfaqësi e një bote të zymtë, të errët dhe të jashtëligjshme dhe karrierat e këtyre individëve që e përsëris, janë paguar nga krimi i organizuar dhe nga forca të huaja, që me çdolloj kusht duan ta kthejnë përmbys edhe njëherë Shqipërinë, ndërkohë që Shqipëria ka ngritur kokën dhe me dinjitet është vendosur në arenën ndërkombëtare si një kandidat i respektueshëm i familjes së Europës së bashkuar.Këta nuk janë studentët. E kam thënë qysh në krye të herës, këta nuk janë studentët. Dhe tani është koha ditë pas dite, rast pas rasti që fjalia “këta nuk janë studentët” të mbështetet nga fakte, të mbështetet nga dokumente.Po e filloj me studentin e parë: studenti i parë është ‘’studenti’’ G.I: 57 vjeç, i cili është dënuar më parë për veprat e dhunës në familje dhe mosbindjes ndaj urdhrit të policisë, dënuar më parë.Precedent kriminal ka ‘’studenti’’ B.P: 41 vjeç, prishje të rendit dhe qetësisë publike, dhunë në familje ndaj vëllait të tij dhe ndaj motrës, tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale me të motrën.Vazhdojmë me studentin, gjithmonë në thonjëza, A.B, 40 vjeç, precedentë kriminal për pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme si dhe për dhunë ndaj punonjësit të policisë gjatë organizimit të protestave
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.