PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
RusiaTrumpi i kërkoi Muskut të heqë kufizimet e Starlinkut në Ukrainë
2 min čitanja
Rusia

Trumpi i kërkoi Muskut të heqë kufizimet e Starlinkut në Ukrainë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar miliarderit Elon Musk që të heqë kufizimet në shpejtësinë e internetit Starlink në Ukrainë, pasi ka shprehur pakënaqësi për masat e vendosura.Sipas raportimit të Wall Street Journal, lideri amerikan u ka thënë gjatë kësaj jave bashkëpunëtorëve dhe aleatëve të tij se dëshironte të anulonte kufizimet që ndikonin në shpejtësinë e shërbimit të internetit në Ukrainë.Më pas, 80-vjeçari ka zhvilluar një bisedë telefonike me miliarderin amerikan, gjatë së cilës ka shprehur shqetësimin për kufizimet dhe i ka kërkuar atij që t’i hiqte ato. SpaceX vendos kufizime të shpejtësisë për terminalet ushtarake Starlink - si do të ndikojë kjo në luftën e Ukrainës kundër Rusisë? Shpejtësia e internetit Starlink është përmirësuar pak kohë pas bisedës së tyre, e cila u zhvillua të enjten.Starlink, shërbim satelitor i kompanisë SpaceX të Elon Muskut, luan një rol të rëndësishëm në komunikimet në Ukrainë, përfshirë edhe gjatë luftës me Rusinë.Si përdoret Starlink në luftë? Komunikimi në front: Ndihmon njësitë ushtarake të shkëmbejnë informacione dhe të koordinojnë veprimet, edhe kur rrjetet e zakonshme janë dëmtuar.Kontrolli i dronëve: Mundëson lidhjen dhe kontrollin e disa dronëve, përfshirë ata që përdoren për zbulim dhe sulme në distanca të gjata.Koordinimi ushtarak: Ndihmon në transmetimin e pamjeve nga terreni dhe në shkëmbimin e të dhënave mes njësive.Rezistenca ndaj ndërhyrjeve: Lidhja satelitore është treguar më rezistente ndaj disa formave të luftës elektronike sesa sistemet tradicionale të komunikimit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar miliarderit Elon Musk që të heqë kufizimet në shpejtësinë e internetit Starlink në Ukrainë, pasi ka shprehur pakënaqësi për masat e vendosura.Sipas raportimit të Wall Street Journal, lideri amerikan u ka thënë gjatë kësaj jave bashkëpunëtorëve dhe aleatëve të tij se dëshironte të anulonte kufizimet që ndikonin në shpejtësinë e shërbimit të internetit në Ukrainë.Më pas, 80-vjeçari ka zhvilluar një bisedë telefonike me miliarderin amerikan, gjatë së cilës ka shprehur shqetësimin për kufizimet dhe i ka kërkuar atij që t’i hiqte ato. SpaceX vendos kufizime të shpejtësisë për terminalet ushtarake Starlink - si do të ndikojë kjo në luftën e Ukrainës kundër Rusisë? Shpejtësia e internetit Starlink është përmirësuar pak kohë pas bisedës së tyre, e cila u zhvillua të enjten.Starlink, shërbim satelitor i kompanisë SpaceX të Elon Muskut, luan një rol të rëndësishëm në komunikimet në Ukrainë, përfshirë edhe gjatë luftës me Rusinë.Si përdoret Starlink në luftë? Komunikimi në front: Ndihmon njësitë ushtarake të shkëmbejnë informacione dhe të koordinojnë veprimet, edhe kur rrjetet e zakonshme janë dëmtuar.Kontrolli i dronëve: Mundëson lidhjen dhe kontrollin e disa dronëve, përfshirë ata që përdoren për zbulim dhe sulme në distanca të gjata.Koordinimi ushtarak: Ndihmon në transmetimin e pamjeve nga terreni dhe në shkëmbimin e të dhënave mes njësive.Rezistenca ndaj ndërhyrjeve: Lidhja satelitore është treguar më rezistente ndaj disa formave të luftës elektronike sesa sistemet tradicionale të komunikimit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…