Albin kurtiBallkani Perëndimor, sa afër BE-së? Çfarë kërkuan dhe çfarë premtuan liderët në samitin në Mal të Zi
2 min čitanja
Albin kurti
Ballkani Perëndimor, sa afër BE-së? Çfarë kërkuan dhe çfarë premtuan liderët në samitin në Mal të Zi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Zgjerimi i Bashkimit Evropian, përshpejtimi i reformave dhe tejkalimi i bllokadave rajonale ishin mesazhet kryesore të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 22 tetor në Milloçer/Shën Stefan të Malit të Zi.Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili mori pjesë në këtë ngjarje e cilësoi zgjerimin si domosdoshmëri për fuqizimin e Evropës, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Nikoqiri i samitit, Millojko Spajiq, theksoi se përparimi i Malit të Zi duhet të krijojë mundësi për gjithë rajonin.Telegrafi e mbuloi nga afër samitin, ku morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë evropianë. Merz: Mali i Zi po avancon, të tjerët duhet dhe do të pasojnëPas samitit, Merz e përforcoi mesazhin për zgjerimin edhe në platformën X, duke e lidhur atë me sovranitetin dhe peshën ndërkombëtare të Bashkimit Evropian.“BE-ja duhet të zgjerohet nëse dëshiron të afirmojë sovranitetin e saj dhe të perceptohet si një faktor fuqie në botë. Ballkani Perëndimor dhe Evropa po afrohen gjithnjë e më shumë”, shkroi ai, shkruan Telegrafi.Kancelari gjerman veçoi përparimin e Malit të Zi, duke theksuar se procesi duhet të vazhdojë edhe për vendet e tjera.“Mali i Zi është në rrugën e duhur për t’u anëtarësuar në BE; të tjerët duhet dhe do të pasojnë”, theksoi Merz. Die EU muss wachsen, wenn sie ihre Souveränität behaupten und als Machtfaktor in der Welt wahrgenommen werden will. Der Westliche Balkan und Europa wachsen enger zusammen.Montenegro ist auf dem besten Weg, der EU beizutreten, andere müssen und werden folgen. https://t.co/8mpU0c9Va2 — Bundeskanzler Friedrich Merz (@bundeskanzler) October 22, 2026 Gjatë konferencës për media, ai nënvizoi se vullneti politik për integrim duhet të vijë nga vetë rajoni dhe se reformat e guximshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, janë kusht për përparim. Ai përmendi gjithashtu rezultatet e Procesit të Berlinit në investime, mbështetjen e bizneseve të reja,
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.