PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Rame lahajRame Lahaj do të performojë në një nga sallat më prestigjioze të Vjenës me “PASSION & ORIGIN”
2 min čitanja
Rame lahaj

Rame Lahaj do të performojë në një nga sallat më prestigjioze të Vjenës me “PASSION & ORIGIN”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rame Lahaj do të performojë në një nga sallat më prestigjioze të Vjenës me “PASSION & ORIGIN”Tenori kosovar Rame Lahaj do të sjellë turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” në Vjenë më 8 nëntor, pas koncerteve në Zürich dhe Düsseldorf. Në skenën e Wiener Konzerthaus, ai do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, me një program që ndërthur muzikën shqiptare me repertorin ndërkombëtar.Koncerti do të mbahet në Großer Saal të Wiener Konzerthaus. Programi përfshin këngë shqiptare, repertor italian, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja, duke bashkuar tradita të ndryshme muzikore në një mbrëmje të vetme. Turneu “PASSION & ORIGIN” nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës, ku Lahaj u paraqit në Kongresshaus Zürich. Projekti lidh origjinën shqiptare të tenorit me repertorin ndërkombëtar që ka shoqëruar rrugëtimin e tij artistik, me synimin që kënga shqipe të prezantohet para publikut të diasporës dhe audiencës ndërkombëtare.Në programin e koncertit në Zürich u përfshinë edhe këngë të njohura si “Parla più piano”, “Ne me quitte pas”, “La Bohème”, “Bésame mucho”, “Caruso” dhe “My Way”.Pas koncertit në Düsseldorf më 30 tetor, turneu do të vazhdojë në Vjenë dhe më pas në Toronto, më 13 dhjetor. Organizatorët kanë lënë të hapur mundësinë e shtimit të datave të tjera. Koncerti në Wiener Konzerthaus fillon në orën 19:00.Koncertet e radhës:Toronto – 13 dhjetor 2026, Bluma Appel TheatrePër bileta dhe informacione të mëtejshme, vizitoni faqen zyrtare të artistit: www.ramelahaj.com.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rame Lahaj do të performojë në një nga sallat më prestigjioze të Vjenës me “PASSION & ORIGIN”Tenori kosovar Rame Lahaj do të sjellë turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” në Vjenë më 8 nëntor, pas koncerteve në Zürich dhe Düsseldorf. Në skenën e Wiener Konzerthaus, ai do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, me një program që ndërthur muzikën shqiptare me repertorin ndërkombëtar.Koncerti do të mbahet në Großer Saal të Wiener Konzerthaus. Programi përfshin këngë shqiptare, repertor italian, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja, duke bashkuar tradita të ndryshme muzikore në një mbrëmje të vetme. Turneu “PASSION & ORIGIN” nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës, ku Lahaj u paraqit në Kongresshaus Zürich. Projekti lidh origjinën shqiptare të tenorit me repertorin ndërkombëtar që ka shoqëruar rrugëtimin e tij artistik, me synimin që kënga shqipe të prezantohet para publikut të diasporës dhe audiencës ndërkombëtare.Në programin e koncertit në Zürich u përfshinë edhe këngë të njohura si “Parla più piano”, “Ne me quitte pas”, “La Bohème”, “Bésame mucho”, “Caruso” dhe “My Way”.Pas koncertit në Düsseldorf më 30 tetor, turneu do të vazhdojë në Vjenë dhe më pas në Toronto, më 13 dhjetor. Organizatorët kanë lënë të hapur mundësinë e shtimit të datave të tjera. Koncerti në Wiener Konzerthaus fillon në orën 19:00.Koncertet e radhës:Toronto – 13 dhjetor 2026, Bluma Appel TheatrePër bileta dhe informacione të mëtejshme, vizitoni faqen zyrtare të artistit: www.ramelahaj.com.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…