PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Basel artBaseli, një nga qendrat kryesore të artit në botë, me afro 40 muze dhe panairin e famshëm Art Basel
2 min čitanja
Basel art

Baseli, një nga qendrat kryesore të artit në botë, me afro 40 muze dhe panairin e famshëm Art Basel

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Baseli i Zvicrës është shndërruar në një nga destinacionet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit, falë historisë së tij kulturore, muzeve të shumta dhe panairit të njohur Art Basel, i cili çdo vit tërheq dhjetëra mijëra vizitorë nga e gjithë bota, shkruan SWI swissinfo.ch, duke iu referuar një artikulli të The New York Times.Qyteti me afro 200 mijë banorë ka rreth 40 muze, duke e bërë artin pjesë të rëndësishme të jetës së tij kulturore. Gjatë panairit Art Basel, numri i vizitorëve rritet ndjeshëm, ndërsa koleksionistë dhe artdashës ndërkombëtarë mblidhen për të parë dhe blerë vepra arti me vlerë miliona, e ndonjëherë miliarda dollarë.Sipas artikullit, pozita gjeografike e Baselit, në kryqëzimin e Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, ka ndihmuar në zhvillimin e shkëmbimeve tregtare dhe kulturore ndër shekuj.Rëndësi të veçantë ka pasur edhe Universiteti i Baselit, i themeluar në vitin 1460 si universiteti i parë në Zvicër, i cili kontribuoi në shndërrimin e qytetit në një qendër të rëndësishme intelektuale, transmeton Telegrafi.Një moment vendimtar për historinë e artit në qytet ishte viti 1661, kur Baseli dhe universiteti blenë koleksionin e njohur Amerbach, duke krijuar një nga muzetë e parë publikë të artit në Evropë. Më vonë, industria farmaceutike ndihmoi në forcimin e skenës artistike, pasi drejtues të kompanive të mëdha u bënë koleksionistë dhe mbështetës të muzeve.Në vitin 1967, banorët e Baselit votuan për blerjen e dy pikturave të Pablo Picassos, duke shmangur shitjen e tyre te një koleksionist amerikan. I prekur nga vendimi, Picasso më pas i dhuroi qytetit edhe katër vepra të tjera.Tri vjet më vonë, në vitin 1970, galeristët Ernst Beyeler, Trudl Bruckner dhe Balz Hilt themeluan Art Basel. Edicioni i parë mblodhi 110 ekspozues nga 10 vende dhe rreth 16.300 vizitorë. Sot, panairi është zgjeruar edhe në qytete të tjera ndërkombëtare, ndërsa Baseli mbetet vendndodhja e tij kryesore.Telegrafi Diasporë do sjell te lexuesit veçantitë e secilit qytet të Zvicrës, si

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Baseli i Zvicrës është shndërruar në një nga destinacionet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit, falë historisë së tij kulturore, muzeve të shumta dhe panairit të njohur Art Basel, i cili çdo vit tërheq dhjetëra mijëra vizitorë nga e gjithë bota, shkruan SWI swissinfo.ch, duke iu referuar një artikulli të The New York Times.Qyteti me afro 200 mijë banorë ka rreth 40 muze, duke e bërë artin pjesë të rëndësishme të jetës së tij kulturore. Gjatë panairit Art Basel, numri i vizitorëve rritet ndjeshëm, ndërsa koleksionistë dhe artdashës ndërkombëtarë mblidhen për të parë dhe blerë vepra arti me vlerë miliona, e ndonjëherë miliarda dollarë.Sipas artikullit, pozita gjeografike e Baselit, në kryqëzimin e Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, ka ndihmuar në zhvillimin e shkëmbimeve tregtare dhe kulturore ndër shekuj.Rëndësi të veçantë ka pasur edhe Universiteti i Baselit, i themeluar në vitin 1460 si universiteti i parë në Zvicër, i cili kontribuoi në shndërrimin e qytetit në një qendër të rëndësishme intelektuale, transmeton Telegrafi.Një moment vendimtar për historinë e artit në qytet ishte viti 1661, kur Baseli dhe universiteti blenë koleksionin e njohur Amerbach, duke krijuar një nga muzetë e parë publikë të artit në Evropë. Më vonë, industria farmaceutike ndihmoi në forcimin e skenës artistike, pasi drejtues të kompanive të mëdha u bënë koleksionistë dhe mbështetës të muzeve.Në vitin 1967, banorët e Baselit votuan për blerjen e dy pikturave të Pablo Picassos, duke shmangur shitjen e tyre te një koleksionist amerikan. I prekur nga vendimi, Picasso më pas i dhuroi qytetit edhe katër vepra të tjera.Tri vjet më vonë, në vitin 1970, galeristët Ernst Beyeler, Trudl Bruckner dhe Balz Hilt themeluan Art Basel. Edicioni i parë mblodhi 110 ekspozues nga 10 vende dhe rreth 16.300 vizitorë. Sot, panairi është zgjeruar edhe në qytete të tjera ndërkombëtare, ndërsa Baseli mbetet vendndodhja e tij kryesore.Telegrafi Diasporë do sjell te lexuesit veçantitë e secilit qytet të Zvicrës, si

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…