23 tetoriGashi uron 23 Tetorin: Vetëm të bashkuar dhe duke respektuar dallimet, mund të ndërtojmë një shtet ku çdo qytetar të ndihet i barabartë dhe i sigurt
2 min čitanja
23 tetori
Gashi uron 23 Tetorin: Vetëm të bashkuar dhe duke respektuar dallimet, mund të ndërtojmë një shtet ku çdo qytetar të ndihet i barabartë dhe i sigurt
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka uruar qytetarët për festën e 23 Tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Ai në një postim në rrjetet sociale shkruan se "shënimi i kësaj feste është një mundësi për të kujtuar me respekt të kaluarën, por edhe për të riafirmuar përgjegjësinë tonë të përbashkët për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të qëndrueshme dhe të begatë"."Me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, përcjell urimet e mia të sinqerta pëр të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo datë e rëndësishme na kujton qëndrueshmërinë, guximin dhe përpjekjet e brezave para nesh për liri, dinjitet dhe shtetësi të pavarur. Lufta dhe sakrifica e tyre përbëjnë një pjesë të rëndësishme të themelit historik mbi të cilin sot ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët"."Shënimi i 23 Tetorit është një mundësi për të kujtuar me respekt të kaluarën, por edhe për të riafirmuar përgjegjësinë tonë të përbashkët për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të qëndrueshme dhe të begatë, të mbështetur në respektin e ndërsjellë, unitetin dhe vlerat evropiane. Vetëm të bashkuar rreth interesave të përbashkëta dhe duke respektuar dallimet, mund të ndërtojmë një shtet ku çdo qytetar të ndihet i barabartë, i sigurt dhe i respektuar", ka shkruar Gashi.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.