Sheqerie buçaj“Hana” - një histori dhimbjeje dhe shërimi që u jep zë grave të mbijetuara të luftës në Kosovë
2 min čitanja
Sheqerie buçaj
“Hana” - një histori dhimbjeje dhe shërimi që u jep zë grave të mbijetuara të luftës në Kosovë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Premiera e filmit “Hana” është mbajtur sonte (e enjte) në Cineplexx Prishtina, duke sjellë në vëmendje një nga temat më të dhimbshme të luftës në Kosovë, dhunën seksuale ndaj grave dhe traumën që vazhdon të bartet edhe sot nga të mbijetuarat.Përmes historisë së Sarës, një aktoreje që ndihmon gratë e mbijetuara të shprehin përvojat e tyre përmes artit, filmi i regjisorit Ujkan Hysaj trajton dhimbjen, heshtjen dhe përpjekjen për shërim, duke rikujtuar se pasojat e luftës nuk përfundojnë me mbarimin e saj.Duke folur për filmin, Hysaj ka shpjeguar se rrëfimi përqendrohet te gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës dhe te mënyra se si ato përballen me traumën në vitet e mëvonshme. View this post on Instagram A post shared by AJO Pictures (@ajopictures) Ai ka shprehur shpresën që publiku ta mirëpresë filmin dhe të bashkë-ndjejë me kauzën që ai përcjell.“Është një kauzë mjaft e madhe që kemi ndërmarrë për me i tregu 20.000 histori të grave të cilat janë të lëna në hije dhe në një farë mënyre nuk ka ende një lloj zgjidhje politike, po ashtu edhe në rehabilitimin shpirtëror të tyre”, ka deklaruar regjisori.Hysaj ka theksuar gjithashtu se shoqëria ka nevojë të mos e harrojë të kaluarën, por të përballet me të përmes formave të ndryshme të artit. Ujkan HysajPikërisht këtë synon edhe “Hana”, duke u dhënë hapësirë rrëfimeve që për një kohë të gjatë kanë mbetur të heshtura.Ndërkaq, aktori Refet Abazi ka treguar se pjesëmarrja në këtë projekt ka qenë sfiduese që nga leximi i parë i skenarit. Atë e ka tërhequr veçanërisht guximi për të trajtuar një temë që shpeshherë shoqëria preferon ta mbulojë.“Më pëlqeu që artistët në Kosovë flasin për gjërat të cilat shumica e njerëzve, ose dikush, do kishte dashur që të mbulohen. Është film që u jep zë traumave të grave që e kanë përjetuar gjatë luftës”, është shprehur Abazi. Refet AbaziPërmes personazhit të Mrikës, aktorja Fatlume Bunjaku sjell një tjetër dimension të historisë, atë të një vajze që, pavarësisht traumave dhe sfidave
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.