PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ivica daçiqPërplasje e ashpër në televizionin serb, Daçiqi dhe drejtuesi i emisionit nuk kursejnë fjalët për njëri-tjetrin
2 min čitanja
Ivica daçiq

Përplasje e ashpër në televizionin serb, Daçiqi dhe drejtuesi i emisionit nuk kursejnë fjalët për njëri-tjetrin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një debat i ashpër mes ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe drejtuesit të emisionit në televizionin Pink, Predrag Sarapa, ka ndodhur drejtpërdrejt në televizion, ku të dy shkëmbyen akuza dhe fjalë të ashpra.Përplasja nisi kur Sarapa i kërkoi Daçiqit të shpjegonte pretendimin e tij se Partia Socialiste e Serbisë (SPS), të cilën e drejton, përfaqëson një faktor stabiliteti politik në vend.Daçiq reagoi duke thënë se nuk kishte ardhur në emision për t’u përballur me drejtuesin, ndërsa iu referua qëndrimeve të tij politike ndër vite.Ai e akuzoi Sarapën se kishte mbështetur ndryshimet politike të 5 tetorit 2000, të cilat çuan në rrëzimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq. Sarapa iu kundërpërgjigj duke thënë se ishte gazetar dhe se nuk kishte pasur rol në arrestimin apo dorëzimin e kriminelit Millosheviq në Tribunalin e Hagës.Debati u përshkallëzua kur Daçiq e kritikoi drejtuesin për mënyrën se si i trajtonte të ftuarit në emision, duke përmendur edhe disa figura të tjera politike serbe.Nga ana tjetër, Sarapa e akuzoi Daçiqin dhe socialistët për tradhti ndaj Millosheviqit, duke iu referuar arrestimit dhe dorëzimit të tij në Hagë.Gjatë përplasjes, të dy përsëritën shprehjen “turp të keni”, ndërsa në fund Sarapa iu drejtua Daçiqit me fjalët “keni tradhtuar gjithçka që keni mundur të tradhtoni”.Përplasja u zhvillua në transmetim të drejtpërdrejtë dhe pamjet e saj u shpërndanë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një debat i ashpër mes ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe drejtuesit të emisionit në televizionin Pink, Predrag Sarapa, ka ndodhur drejtpërdrejt në televizion, ku të dy shkëmbyen akuza dhe fjalë të ashpra.Përplasja nisi kur Sarapa i kërkoi Daçiqit të shpjegonte pretendimin e tij se Partia Socialiste e Serbisë (SPS), të cilën e drejton, përfaqëson një faktor stabiliteti politik në vend.Daçiq reagoi duke thënë se nuk kishte ardhur në emision për t’u përballur me drejtuesin, ndërsa iu referua qëndrimeve të tij politike ndër vite.Ai e akuzoi Sarapën se kishte mbështetur ndryshimet politike të 5 tetorit 2000, të cilat çuan në rrëzimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq. Sarapa iu kundërpërgjigj duke thënë se ishte gazetar dhe se nuk kishte pasur rol në arrestimin apo dorëzimin e kriminelit Millosheviq në Tribunalin e Hagës.Debati u përshkallëzua kur Daçiq e kritikoi drejtuesin për mënyrën se si i trajtonte të ftuarit në emision, duke përmendur edhe disa figura të tjera politike serbe.Nga ana tjetër, Sarapa e akuzoi Daçiqin dhe socialistët për tradhti ndaj Millosheviqit, duke iu referuar arrestimit dhe dorëzimit të tij në Hagë.Gjatë përplasjes, të dy përsëritën shprehjen “turp të keni”, ndërsa në fund Sarapa iu drejtua Daçiqit me fjalët “keni tradhtuar gjithçka që keni mundur të tradhtoni”.Përplasja u zhvillua në transmetim të drejtpërdrejtë dhe pamjet e saj u shpërndanë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…