PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Siguria kibernetikeDobësia në PHP ngre shqetësime për sigurinë e faqeve të internetit, Ministria e Digjitalizimit rekomandon përditësimet e fundit të sigurisë
2 min čitanja
Siguria kibernetike

Dobësia në PHP ngre shqetësime për sigurinë e faqeve të internetit, Ministria e Digjitalizimit rekomandon përditësimet e fundit të sigurisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një problem kritik i sigurisë në gjuhën e programimit PHP ka detyruar institucione publike dhe biznese në disa vende të botës të mbyllin përkohësisht faqet e tyre të internetit, si masë parandaluese ndaj sulmeve të mundshme kibernetike.E lidhur me këtë kanë reaguar edhe Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike e Republikës së Kosovës, duke dhënë rekomandime për sigurinë kibernetike. “Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe Kos-CERT/ Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike rekomandojnë organizatat që përdorin #PHP në faqet e internetit, aplikacionet ueb dhe shërbimet online, se duhet të aplikojnë përditësimet më të fundit të sigurisë”, thuhet në njoftim. Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike? Ndryshe, dobësia në PHP prek një teknologji të përdorur gjerësisht për ndërtimin dhe funksionimin e faqeve të internetit. Për shkak të përhapjes së saj, problemi mund të ketë pasoja për një numër të madh institucionesh dhe biznesesh që mbështeten në këtë teknologji.Si masë parandaluese, disa vende kanë ndërprerë përkohësisht shërbimet online, në pritje të instalimit të përditësimeve të nevojshme të sigurisë.Megjithatë, vlerësimi kritik tregon seriozitetin e dobësive dhe rrezikun që ato paraqesin, por nuk nënkupton domosdoshmërish se sistemet e prekura janë sulmuar ose se të dhënat e përdoruesve janë komprometuar. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një problem kritik i sigurisë në gjuhën e programimit PHP ka detyruar institucione publike dhe biznese në disa vende të botës të mbyllin përkohësisht faqet e tyre të internetit, si masë parandaluese ndaj sulmeve të mundshme kibernetike.E lidhur me këtë kanë reaguar edhe Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike e Republikës së Kosovës, duke dhënë rekomandime për sigurinë kibernetike. “Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe Kos-CERT/ Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike rekomandojnë organizatat që përdorin #PHP në faqet e internetit, aplikacionet ueb dhe shërbimet online, se duhet të aplikojnë përditësimet më të fundit të sigurisë”, thuhet në njoftim. Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike? Ndryshe, dobësia në PHP prek një teknologji të përdorur gjerësisht për ndërtimin dhe funksionimin e faqeve të internetit. Për shkak të përhapjes së saj, problemi mund të ketë pasoja për një numër të madh institucionesh dhe biznesesh që mbështeten në këtë teknologji.Si masë parandaluese, disa vende kanë ndërprerë përkohësisht shërbimet online, në pritje të instalimit të përditësimeve të nevojshme të sigurisë.Megjithatë, vlerësimi kritik tregon seriozitetin e dobësive dhe rrezikun që ato paraqesin, por nuk nënkupton domosdoshmërish se sistemet e prekura janë sulmuar ose se të dhënat e përdoruesve janë komprometuar. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…