Aeroporti i prishtinës“Malli për atdheun i kthen bashkatdhetarët në Kosovë”, Valentina Gara tregon për fluksin e udhëtarëve në aeroport
2 min čitanja
Aeroporti i prishtinës
“Malli për atdheun i kthen bashkatdhetarët në Kosovë”, Valentina Gara tregon për fluksin e udhëtarëve në aeroport
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës pret fluks të shtuar të udhëtarëve në prag të festave të fundvitit, kur shumë bashkatdhetarë që jetojnë jashtë Kosovës kthehen në vend për të kaluar kohë me familjet e tyre.Menaxherja për Marrëdhënie me Publikun në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka thënë në një intervistë për Telegrafin se pas një rënje të numrit të udhëtarëve gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, nga muaji korrik është shënuar rritje e fluksit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.“Ne në tremujorin e dytë të këtij viti kemi pasur një rënie të numrit të udhëtarëve për shkak të krizës ekonomike në Evropë dhe pothuajse në botë, ndërkaq që tani, nga muaji korrik e tutje, kemi pasur një rritje të numrit të udhëtarëve krahasuar me periudhën e vitit të kaluar”, ka thënë Gara për Telegrafin. Ajo ka bërë të ditur se deri në fund të muajit shtator, mbi tre milionë udhëtarë kanë frekuentuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.Duke folur për dallimet ndërmjet sezonit veror dhe atij dimëror, Gara ka theksuar se vitet e fundit ky dallim është zvogëluar ndjeshëm, shkruan Telegrafi.“Para disa viteve kemi pasur një dallim mjaft të madh në krahasim me periudhën mes sezonit dimëror dhe sezonit veror. Ndërkaq, dy-tri vitet e fundit nuk kemi ndonjë dallim, edhe pse normalisht ka një fluks pak më të madh”, ka deklaruar ajo.Sa i përket udhëtarëve që vijnë nga Zvicra, Gara ka thënë se ky shtet përbën një pjesë të rëndësishme të tregut të udhëtimeve në Kosovë.“Zvicra përbën diku rreth 40 për qind të tregut kosovar, apo rreth 40 për qind të numrit total të fluturimeve dhe numrit total të udhëtarëve”, ka thënë ajo për Telegrafin.Me afrimin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, aeroporti pret rritje të numrit të udhëtarëve, veçanërisht nga diaspora kosovare që jeton në shtetet evropiane.“Tani, pasi që hyjmë në sezonin e dimrit, janë festat e fundvitit, siç janë Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Kështu që një fluks më të madh të udhëtarëve e presim
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.