PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ersan qavolliKoordinatori Nacional për dhunën në familje takohet me përfaqësuesen e EULEX-it
1 min čitanja
Ersan qavolli

Koordinatori Nacional për dhunën në familje takohet me përfaqësuesen e EULEX-it

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli, ka takuar të mërkurën Sabine Dwinger, udhëheqëse tematike për dhunën në baza gjinore në kuadër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë takimit Qavolli e ka njoftuar përfaqësuesen e EULEX-it me prioritetet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe përkushtimin e sistemit prokurorial për trajtimin me seriozitet dhe prioritet të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe harmonizimi i praktikave të veprimit, me qëllim të përmirësimit të trajtimit të këtyre rasteve dhe rritjes së efektivitetit të reagimit institucional.Po ashtu, palët diskutuan për rëndësinë e mbështetjes profesionale dhe monitorimit të praktikave institucionale, si mekanizma për identifikimin e sfidave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të punës në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.Sipas njoftimit, koordinimi i vazhdueshëm ndërinstitucional dhe shkëmbimi i përvojave me partnerët ndërkombëtarë konsiderohen të rëndësishëm për forcimin e praktikave profesionale, mbrojtjen e viktimave dhe rritjen e llogaridhënies në trajtimin e këtyre rasteve. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli, ka takuar të mërkurën Sabine Dwinger, udhëheqëse tematike për dhunën në baza gjinore në kuadër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë takimit Qavolli e ka njoftuar përfaqësuesen e EULEX-it me prioritetet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe përkushtimin e sistemit prokurorial për trajtimin me seriozitet dhe prioritet të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe harmonizimi i praktikave të veprimit, me qëllim të përmirësimit të trajtimit të këtyre rasteve dhe rritjes së efektivitetit të reagimit institucional.Po ashtu, palët diskutuan për rëndësinë e mbështetjes profesionale dhe monitorimit të praktikave institucionale, si mekanizma për identifikimin e sfidave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të punës në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.Sipas njoftimit, koordinimi i vazhdueshëm ndërinstitucional dhe shkëmbimi i përvojave me partnerët ndërkombëtarë konsiderohen të rëndësishëm për forcimin e praktikave profesionale, mbrojtjen e viktimave dhe rritjen e llogaridhënies në trajtimin e këtyre rasteve. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…