Avni islamiIslami: Gjuriqi tentoi të mbrojë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë
2 min čitanja
Avni islami
Islami: Gjuriqi tentoi të mbrojë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Analisti i sigurisë, Avni Islami tha se të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq u përpoq të mbante një qëndrim mbrojtës ndaj sulmit të armatosur në BanjskëIslami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Gjuriqi fliste vazhdimisht për një "sulm të izoluar" dhe pretendonte se institucionet shtetërore të Serbisë.“Dje, gjatë mbledhjes së mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, u përpoq të mbante një qëndrim mbrojtës ndaj sulmit të armatosur në Banjskë. Ai fliste në vazhdimësi për një ‘sulm të izoluar’ dhe pretendonte se institucionet shtetërore të Serbisë siq janë ; ushtria, policia dhe BIA nuk kanë pasur asnjë lidhje apo përfshirje të organizuar në këtë ngjarje”, ka shkruar ai.Sipas tij, të gjitha provat dhe faktet dëshmojnë të kundërtën. “Në vendin e ngjarjes është konfiskuar armatim i prodhuar në fabrikat ushtarake serbe, i cili nuk mund të dalë jashtë depove zyrtare pa lejen e organeve përgjegjëse shtetërore. Përderisa Kosova, Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja e kanë klasifikuar zyrtarisht rastin e Banjskës si sulm terrorist, Gjuriq tentoi ta minimizojë atë duke e quajtur ‘konflikt të armatosur lokal’, me qëllim që të mbrojë shtetin serb dhe Milan Radoiçiqin. Po ia rikujtoi Gjuriqit se si sulmi në Banjskë, ashtu edhe ai në kanalin e Ibër-Lepencit, i plotësojnë të gjitha kushtet për t'u kualifikue si akte terroriste, pas të cilave qëndron shteti serb me të gjithë mekanizmat e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.