Prishtina lokaleDrenasi paralajmëron masa ligjore për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara
1 min čitanja
Prishtina lokale
Drenasi paralajmëron masa ligjore për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komuna e Drenasit ka njoftuar se po vazhdon angazhimin për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave, mirëmbajtjen e ambientit dhe vendosjen e tabelave informuese që ndalojnë hedhjen e mbeturinave në hapësira publike dhe lokacione të papërshtatshme.Sipas njoftimit të komunës, këto aktivitete po realizohen përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, shëndetit publik dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve.Komuna ka paralajmëruar se hedhja e mbeturinave në mënyrë të kundërligjshme nuk do të tolerohet. Sipas njoftimit, çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet nga organet kompetente, ndërsa përgjegjësit mund të përballen me masa dhe sanksione ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.Njëkohësisht, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të palejuara dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në terren.Komuna e Drenasit ka theksuar se ruajtja e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm kërkon përgjegjësi dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.