PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IzraeliRivali kryesor zgjedhor i Netanyahut përjashton mundësinë për të shërbyer nën drejtimin e tij
2 min čitanja
Izraeli

Rivali kryesor zgjedhor i Netanyahut përjashton mundësinë për të shërbyer nën drejtimin e tij

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gadi Eisenkot, ish-shefi i ushtrisë dhe rivali kryesor i kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet e 27 tetorit, deklaroi të mërkurën se do të refuzonte të shërbente si ministër në një qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri aktual.Teksa zgjedhjet janë vetëm pak ditë larg dhe parashikimet tregojnë se asnjëra palë nuk do të mund të fitojë e vetme, disa komentues kanë ngritur mundësinë e krijimit të një qeverie uniteti, e cila do të bashkonte bllokun e krahut të djathtë të Netanyahut me parti të qendrës dhe të qendrës së djathtë.Megjithatë, në një prononcim për stacionin radiofonik 103 FM të mërkurën, Eisenkot u shpreh se është i vendosur "kategorikisht" të mos shërbejë nën udhëheqjen e Netanyahut, madje as në kuadër të një marrëveshjeje "rotacioni", ku pushteti do të ndahej mes tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Gjatë fushatës, Eisenkot ka vënë në dyshim aftësinë e Netanyahut për të qeverisur, duke theksuar veçanërisht dështimin e tij për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.Sondazhet tregojnë se koalicioni i krahut të djathtë i Netanyahut dhe kampi opozitar, i cili është rreshtuar pas Eisenkotit, janë në garë shumë të ngushtë; secili prej tyre parashikohet të fitojë rreth 50 deri në 52 mandate – pak më pak se shumica e nevojshme në Knesset-in me 120 anëtarë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gadi Eisenkot, ish-shefi i ushtrisë dhe rivali kryesor i kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet e 27 tetorit, deklaroi të mërkurën se do të refuzonte të shërbente si ministër në një qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri aktual.Teksa zgjedhjet janë vetëm pak ditë larg dhe parashikimet tregojnë se asnjëra palë nuk do të mund të fitojë e vetme, disa komentues kanë ngritur mundësinë e krijimit të një qeverie uniteti, e cila do të bashkonte bllokun e krahut të djathtë të Netanyahut me parti të qendrës dhe të qendrës së djathtë.Megjithatë, në një prononcim për stacionin radiofonik 103 FM të mërkurën, Eisenkot u shpreh se është i vendosur "kategorikisht" të mos shërbejë nën udhëheqjen e Netanyahut, madje as në kuadër të një marrëveshjeje "rotacioni", ku pushteti do të ndahej mes tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Gjatë fushatës, Eisenkot ka vënë në dyshim aftësinë e Netanyahut për të qeverisur, duke theksuar veçanërisht dështimin e tij për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.Sondazhet tregojnë se koalicioni i krahut të djathtë i Netanyahut dhe kampi opozitar, i cili është rreshtuar pas Eisenkotit, janë në garë shumë të ngushtë; secili prej tyre parashikohet të fitojë rreth 50 deri në 52 mandate – pak më pak se shumica e nevojshme në Knesset-in me 120 anëtarë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…