PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Joe coleCole e cilëson yllin e PSG-së si lojtarin më të nënvlerësuar në histori
1 min čitanja
Joe cole

Cole e cilëson yllin e PSG-së si lojtarin më të nënvlerësuar në histori

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Fabian Ruiz, ishte një nga protagonistët e fitores spektakolare 4-2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke e kurorëzuar paraqitjen e tij të mirë me golin që vulosi fitoren e parisienëve.Paraqitja e spanjollit la përshtypje të mëdha te ish-futbollisti anglez Joe Cole, i cili nuk i kurseu lavdërimet për mesfushorin, duke e cilësuar atë si një nga lojtarët më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave. “PSG-ja e mbylli ndeshjen. Ai mund të jetë lojtari më i nënvlerësuar i të gjitha kohërave”, deklaroi Cole, duke vlerësuar kontributin e Ruizit në skuadrën franceze.“Ai i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në futboll, përfshirë Ligën e Kampionëve. E kryen gjithmonë detyrën e tij dhe është vazhdimisht i pranishëm. Ajo që do të thoja është se kjo skuadër duket më e fortë kur ai është në fushë”, u shpreh ish-reprezentuesi anglez. Ruiz vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e mesfushës së PSG-së, falë qetësisë në lojë, aftësisë për të kontrolluar ritmin dhe kontributit në të dy fazat e lojës.Lavdërimet e Cole vënë në pah rëndësinë e spanjollit, i cili shpesh mbetet në hijen e emrave më të përfolur të skuadrës parisiene. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Fabian Ruiz, ishte një nga protagonistët e fitores spektakolare 4-2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke e kurorëzuar paraqitjen e tij të mirë me golin që vulosi fitoren e parisienëve.Paraqitja e spanjollit la përshtypje të mëdha te ish-futbollisti anglez Joe Cole, i cili nuk i kurseu lavdërimet për mesfushorin, duke e cilësuar atë si një nga lojtarët më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave. “PSG-ja e mbylli ndeshjen. Ai mund të jetë lojtari më i nënvlerësuar i të gjitha kohërave”, deklaroi Cole, duke vlerësuar kontributin e Ruizit në skuadrën franceze.“Ai i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në futboll, përfshirë Ligën e Kampionëve. E kryen gjithmonë detyrën e tij dhe është vazhdimisht i pranishëm. Ajo që do të thoja është se kjo skuadër duket më e fortë kur ai është në fushë”, u shpreh ish-reprezentuesi anglez. Ruiz vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e mesfushës së PSG-së, falë qetësisë në lojë, aftësisë për të kontrolluar ritmin dhe kontributit në të dy fazat e lojës.Lavdërimet e Cole vënë në pah rëndësinë e spanjollit, i cili shpesh mbetet në hijen e emrave më të përfolur të skuadrës parisiene. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…