Oda ekonomike gjermano kosovareINVESTIMET NË ENERGJI TË RIPËRTËRITSHME: SI MUND TË NDIHMOJNË PROCEDURAT MË TË THJESHTA DHE SHËRBIMET PUBLIKE DIGJITALE?
2 min čitanja
Oda ekonomike gjermano kosovare
INVESTIMET NË ENERGJI TË RIPËRTËRITSHME: SI MUND TË NDIHMOJNË PROCEDURAT MË TË THJESHTA DHE SHËRBIMET PUBLIKE DIGJITALE?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në korrik të këtij viti, në Kramovik të Rahovecit nisi ndërtimi i njërit prej parqeve më të mëdha solare në Kosovë, me kapacitet të planifikuar të kyçjes në rrjet prej 105 megavatësh. Projekti lindi nga ankandi i parë konkurrues për energji solare në vend, ku garuan pesë ofertues. Konsorciumi fitues, me kompani nga Zvicra, Gjermania dhe Kosova, ofroi çmimin prej 48,88 euro për megavat-orë, duke treguar se konkurrenca e hapur mund të sjellë oferta tërheqëse edhe në tregun kosovar. Ndërkohë, ankandi i parë për energjinë e erës, me kapacitet prej 50 deri në 100 MW, është në fazën e vlerësimit të ofertave. Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë të 9 tetorit, bashkëpunimi i zgjeruar me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) synon ankande të tjera për 200 MW shtesë, duke e çuar objektivin e përbashkët deri në 300 MW kapacitete të erës. Kosova po ndërton një treg të ri energjie. Pyetja tani është si të krijohen kushte më të qarta dhe më të parashikueshme për investitorët, nga lejet dhe kyçja në rrjet deri te financimi dhe realizimi i projekteve.Hapësira për rritje është e madhe. Strategjia e Energjisë deri në vitin 2031 synon që të paktën 35% e konsumit të energjisë elektrike të mbulohet nga burimet e ripërtëritshme, me një kapacitet total prej 1.600 megavatësh, nga të cilët 600 megavatë nga era dhe 600 megavatë nga dielli. Këto janë objektiva zhvillimi, jo kapacitete tashmë të ndërtuara. Për zhvilluesit, prodhuesit e pajisjeve, kompanitë inxhinierike, instaluesit dhe institucionet financiare, ato tregojnë mundësinë e një tregu me projekte të reja gjatë viteve në vijim. Por kapacitetet prodhuese duhet të ecin paralelisht me investimet në rrjet, ruajtjen e energjisë dhe fleksibilitetin e sistemit. Për bizneset kosovare, rëndësi ka jo vetëm sa energji e pastër prodhohet, por edhe sa i sigurt, i përballueshëm dhe konkurrues është furnizimi.Në tregun global të energjisë së ripërtëritshme, teknologjia është gjithnjë e më e standardizuar, por kushtet e investimit ndryshoj
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.