PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Munda kosovaSi mund të bëhen kompanitë kosovare furnizuese të industrisë gjermane dhe evropiane?
2 min čitanja
Munda kosova

Si mund të bëhen kompanitë kosovare furnizuese të industrisë gjermane dhe evropiane?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në një fabrikë në Obiliq, pranë Prishtinës, prodhohen sot sisteme ndriçimi tekstil për industrinë automobilistike. Fabrika i përket kompanisë MUNDA Kosova, një sipërmarrje e përbashkët e kompanive gjermane AUNDE dhe MENTOR, e cila, sipas të dhënave të saj, është furnizuesi i parë në Kosovë i miratuar nga Grupi Volkswagen.Ndërkohë, në Babush të Ri të Ferizajt, kompania familjare Eurometal prodhon konstruksione çeliku për projekte në tregjet evropiane. E themeluar në vitin 1997 si prodhuese e ulluqeve dhe profileve për kulme, ajo është zhvilluar gradualisht në një partner për projektimin, prodhimin dhe montimin e strukturave metalike. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e saj, rreth 80% e prodhimit eksportohet në tregjet e Bashkimit Evropian.Janë dy histori të ndryshme: njëra erdhi përmes investimit gjerman, tjetra lindi dhe u rrit në Kosovë. Por të dyja dëshmojnë se produktet “Made in Kosovo” tashmë kanë vend në zinxhirët evropianë të furnizimit. Pyetja është se si këta shembuj mund të ndiqen nga më shumë kompani kosovare. Ku kanë më shumë potencial kompanitë kosovare? Pas ndërprerjeve të viteve të fundit në zinxhirët globalë të furnizimit, kompanitë evropiane po i rishikojnë burimet e tyre dhe po kërkojnë partnerë më afër tregjeve ku operojnë. Për Kosovën, kjo krijon mundësi për të zgjeruar rolin e saj si vend prodhues dhe furnizues.Afërsia me tregjet evropiane, përdorimi i euros dhe lidhjet e forta me Gjermaninë janë përparësi praktike. Një rol të veçantë mund ta luajë edhe diaspora, e cila njeh të dy tregjet dhe mund të ndihmojë në krijimin e kontakteve, kuptimin e kërkesave të blerësve dhe ndërtimin e besimit.Potenciali shtrihet në disa sektorë: përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobiljeve, përpunimin e metaleve, materialet dhe komponentët për ndërtim, si dhe prodhimin e specializuar për industrinë automobilistike.Përvoja e Eurometal-it tregon se një kompani vendase mund të kalojë nga produkte për tregun lokal te konstruksione për projekte evropiane. Ndërsa

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në një fabrikë në Obiliq, pranë Prishtinës, prodhohen sot sisteme ndriçimi tekstil për industrinë automobilistike. Fabrika i përket kompanisë MUNDA Kosova, një sipërmarrje e përbashkët e kompanive gjermane AUNDE dhe MENTOR, e cila, sipas të dhënave të saj, është furnizuesi i parë në Kosovë i miratuar nga Grupi Volkswagen.Ndërkohë, në Babush të Ri të Ferizajt, kompania familjare Eurometal prodhon konstruksione çeliku për projekte në tregjet evropiane. E themeluar në vitin 1997 si prodhuese e ulluqeve dhe profileve për kulme, ajo është zhvilluar gradualisht në një partner për projektimin, prodhimin dhe montimin e strukturave metalike. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e saj, rreth 80% e prodhimit eksportohet në tregjet e Bashkimit Evropian.Janë dy histori të ndryshme: njëra erdhi përmes investimit gjerman, tjetra lindi dhe u rrit në Kosovë. Por të dyja dëshmojnë se produktet “Made in Kosovo” tashmë kanë vend në zinxhirët evropianë të furnizimit. Pyetja është se si këta shembuj mund të ndiqen nga më shumë kompani kosovare. Ku kanë më shumë potencial kompanitë kosovare? Pas ndërprerjeve të viteve të fundit në zinxhirët globalë të furnizimit, kompanitë evropiane po i rishikojnë burimet e tyre dhe po kërkojnë partnerë më afër tregjeve ku operojnë. Për Kosovën, kjo krijon mundësi për të zgjeruar rolin e saj si vend prodhues dhe furnizues.Afërsia me tregjet evropiane, përdorimi i euros dhe lidhjet e forta me Gjermaninë janë përparësi praktike. Një rol të veçantë mund ta luajë edhe diaspora, e cila njeh të dy tregjet dhe mund të ndihmojë në krijimin e kontakteve, kuptimin e kërkesave të blerësve dhe ndërtimin e besimit.Potenciali shtrihet në disa sektorë: përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobiljeve, përpunimin e metaleve, materialet dhe komponentët për ndërtim, si dhe prodhimin e specializuar për industrinë automobilistike.Përvoja e Eurometal-it tregon se një kompani vendase mund të kalojë nga produkte për tregun lokal te konstruksione për projekte evropiane. Ndërsa

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…