Ariana grandeAriana Grande i thotë lamtumirë qenushes pas më shumë se 17 vitesh
2 min čitanja
Ariana grande
Ariana Grande i thotë lamtumirë qenushes pas më shumë se 17 vitesh
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Këngëtarja Ariana Grande (33-vjeçare) i ka dhënë lamtumirën qenushes së saj të dashur, Coco, e cila ka ngordhur pas më shumë se 17 vitesh qëndrimi pranë saj. Përmes një postimi emocionues në Instagram, artistja ka shkruar se nuk mund ta imagjinojë jetën pa të.Në mesazhin prekës, Ariana ka treguar se Coco ka ndërruar jetë mëngjesin e një dite më parë, duke theksuar se ato kishin kaluar së bashku më shumë se 17 vite. Foto: InstagramAjo e ka përshkruar qenushen si të veçantë dhe të pazëvendësueshme, duke shprehur mirënjohjen për gjithë vitet e bukura që kaluan së bashku.Këngëtarja e ka quajtur Coco-n “mbretëreshën time të vogël” dhe ka pranuar se do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë. Ajo ka shtuar se qenushja kishte kaluar shumë sfida gjatë jetës së saj, por ndihet e lumtur që pati mundësinë ta kishte pjesë të jetës për kaq gjatë.Coco ishte një përzierje e racave dachshund dhe chihuahua, ndërsa Ariana e kishte marrë kur ishte vetëm 16 vjeçe. View this post on Instagram A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) Qenushja qëndroi pranë saj nga vitet e adoleshencës deri në periudhën kur u bë një nga yjet më të njohura të muzikës botërore.Ariana njihet për dashurinë e madhe ndaj kafshëve dhe përveç Cocos, ka edhe nëntë qen të tjerë. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.