PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraDeri në 100 franga gjobë për parkim në Zvicër, kompanitë private nën kritika
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Deri në 100 franga gjobë për parkim në Zvicër, kompanitë private nën kritika

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kompanitë private të menaxhimit të parkingjeve në Zvicër po përballen me kritika për tarifat e larta që u kërkojnë shoferëve edhe për shkelje të vogla, raporton radioja dhe televizioni zviceran SRF.Sipas raportimit të emisionit “Espresso”, kompania Parkosecure i kërkoi një banori të Bernës 70 franga, pasi atij iu deshën pesë minuta për të paguar parkingun përmes kodit QR. Në një rast tjetër, një grua e moshuar në Interlaken u përball tri herë me kërkesa të ngjashme, megjithëse kishte paguar parkingun.Ndërkohë, kompania Unisecur i kërkoi një shoferjeje nga kantoni i Cyrihut 100 franga, pasi ajo e ktheu veturën për disa sekonda në një pronë private, transmeton Telegrafi.Juristi Yves-Alain Moor nga Klubi Zviceran i Automobilistëve (TCS) vlerëson se, kur parkingu është paguar dhe pronari nuk ka pësuar humbje financiare, mund të mungojë baza ligjore për kërkimin e kompensimit. Ai thekson gjithashtu se tarifat administrative duhet të mbulojnë shpenzimet reale dhe se kërkesat për shuma joproporcionale mund të jenë të pajustifikuara.Parkosecure deklaroi se zakonisht u jep shoferëve një periudhë tolerance prej 10 minutash, por nuk komentoi pretendimin se mungon baza ligjore për tarifa të tilla. Ndërsa Unisecur nuk iu përgjigj pyetjeve të SRF-së.Rastet kanë nxitur debat mbi ligjshmërinë dhe proporcionalitetin e tarifave që kompanitë private të parkingjeve u vendosin shoferëve në Zvicër./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kompanitë private të menaxhimit të parkingjeve në Zvicër po përballen me kritika për tarifat e larta që u kërkojnë shoferëve edhe për shkelje të vogla, raporton radioja dhe televizioni zviceran SRF.Sipas raportimit të emisionit “Espresso”, kompania Parkosecure i kërkoi një banori të Bernës 70 franga, pasi atij iu deshën pesë minuta për të paguar parkingun përmes kodit QR. Në një rast tjetër, një grua e moshuar në Interlaken u përball tri herë me kërkesa të ngjashme, megjithëse kishte paguar parkingun.Ndërkohë, kompania Unisecur i kërkoi një shoferjeje nga kantoni i Cyrihut 100 franga, pasi ajo e ktheu veturën për disa sekonda në një pronë private, transmeton Telegrafi.Juristi Yves-Alain Moor nga Klubi Zviceran i Automobilistëve (TCS) vlerëson se, kur parkingu është paguar dhe pronari nuk ka pësuar humbje financiare, mund të mungojë baza ligjore për kërkimin e kompensimit. Ai thekson gjithashtu se tarifat administrative duhet të mbulojnë shpenzimet reale dhe se kërkesat për shuma joproporcionale mund të jenë të pajustifikuara.Parkosecure deklaroi se zakonisht u jep shoferëve një periudhë tolerance prej 10 minutash, por nuk komentoi pretendimin se mungon baza ligjore për tarifa të tilla. Ndërsa Unisecur nuk iu përgjigj pyetjeve të SRF-së.Rastet kanë nxitur debat mbi ligjshmërinë dhe proporcionalitetin e tarifave që kompanitë private të parkingjeve u vendosin shoferëve në Zvicër./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…