Lajme nga zvicraThatësira ul me 30% prodhimin e hidrocentralit më të madh të tipit rrjedhës në Zvicër
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Thatësira ul me 30% prodhimin e hidrocentralit më të madh të tipit rrjedhës në Zvicër
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Thatësira dhe temperaturat e larta gjatë verës kanë ulur ndjeshëm prurjet e lumenjve në Zvicër, duke detyruar disa hidrocentrale të zvogëlojnë ose të ndërpresin prodhimin e energjisë elektrike. Ndër më të prekurit është hidrocentrali i Birsfeldenit, pranë Bazelit, ku prodhimi ka rënë rreth 30 për qind.Hidrocentrali i Birsfeldenit, i vendosur në lumin Rajn, është hidrocentrali më i madh i tipit rrjedhës në Zvicër dhe furnizon me energji elektrike rreth 150 mijë familje.Sipas drejtorit të tij, Sasha Jäger, prurjet e Rajnit gjatë verës kanë rënë deri në 65 për qind. Për shkak të kushteve të pafavorshme hidrologjike, viti 2026 mund të shënojë nivelin më të ulët të prodhimit të energjisë në historinë e hidrocentralit, raporton SRF.Pasojat e thatësirës po ndihen edhe në pjesë të tjera të vendit. Disa hidrocentrale përgjatë lumenjve Rajn, Töss dhe Limmat janë detyruar të reduktojnë prodhimin ose të ndalojnë përkohësisht funksionimin, një situatë e pazakontë për operatorët e sektorit.Edhe kompania energjetike BKW ka raportuar prodhim dukshëm nën mesataren afatgjatë gjatë gjysmës së parë të vitit. Megjithatë, pavarësisht uljes së prodhimit hidroelektrik, furnizimi me energji elektrike në Zvicër mbetet i sigurt.Pikëpyetje për investimet e reja në hidrocentraleKushtet e ndryshuara klimatike po ndikojnë edhe në planet për zgjerimin e kapaciteteve hidroelektrike. Në rajonin e Bazelit janë propozuar gjashtë hidrocentrale të vogla, por realizimi i tyre po shoqërohet me pikëpyetje për leverdinë ekonomike, transmeton Telegrafi.Kompania Elektra Baselland vlerëson se kostot e larta të ndërtimit dhe procedurat e ndërlikuara për marrjen e lejeve mund t'i bëjnë këto projekte joatraktive nga ana financiare.Megjithatë, ekspertët theksojnë se hidrocentralet e vogla mund të luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë, nëse projektohen duke marrë parasysh kushtet hidrologjike, ndryshimet klimatike, sigurinë e furnizimit dhe ndikimin në ekosistem.Për momentin, mbetet e paqartë nëse
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.