Ferizaj lokalePolicia identifikon një 36-vjeçar në Ferizaj pas një videoje që ngriti dyshime për dhunë në familje
1 min čitanja
Ferizaj lokale
Policia identifikon një 36-vjeçar në Ferizaj pas një videoje që ngriti dyshime për dhunë në familje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion një person 36-vjeçar në Ferizaj, pas qarkullimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, i cili ngriti dyshime për dhunë në familje.Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti është raportuar më 19 tetor 2026, rreth orës 19:50, pasi në rrjetet sociale po qarkullonte një video në të cilën dëgjohej një person duke bërtitur.Njësitë reaguese të Policisë kanë identifikuar lokacionin në rrugën “Remzi Hoxha” dhe kanë shoqëruar personin e dyshuar në stacion policor për intervistim dhe sqarimin e rrethanave të rastit.Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit e dhunës në familje që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave.Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.