PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ramush haradinajHaradinaj e quan Kurtin 'sundimtar': Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak
2 min čitanja
Ramush haradinaj

Haradinaj e quan Kurtin 'sundimtar': Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve më 5 tetor, gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se ndërhyrja ndodhi një natë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si vendim politik.“Priti deri një natë para skadimit të afatit dhe dha urdhër politik policisë për të ndërhyrë, me iu tregu ligjin. E kujt po ia tregon ligjin, atyre që po lypin ligj”, ka deklaruar Haradinaj.Ai ka thënë se protestuesit kishin dalë në rrugë për të kërkuar zbatimin e ligjit dhe jo për të kërkuar diçka të jashtëligjshme.“E qeveria që i merr pagat prej taksave të këtyre njerëzve”, është shprehur ai, duke kritikuar mënyrën se si u trajtuan protestuesit.Haradinaj ka thënë se e respekton Policinë dhe pjesëtarët e saj, por ka kritikuar atë që e ka cilësuar si ndërhyrje të urdhëruar politikisht.“Policia duhet ta bëjë një dallim mes qeverisjes dhe sundimit. Vërtetë duhet të sundojë rendi e ligji, por nuk duhet të sundojë politika kundërligjshëm, përmes mekanizmave të rendit e ligjit”, ka deklaruar ai.Haradinaj ka shtuar se protestuesit, të cilët sipas tij po kërkonin zbatimin e ligjit, u përballën me gaz lotsjellës dhe dhunë.“Sundimtari i detyroi ata njerëz me plagë e vuajtje e trauma, për tri javë ditë me i ardhë para zyrës, në vend me ua dhënë ligjin, u dha gaz lotsjellës e dajak. E kujt është kjo qeveri, që i jep dajak e gaz lotsjellës qytetarëve që po kërkojnë ligj”, ka thënë Haradinaj.Protesta e 5 tetorit u përshkallëzua jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit hodhën mjete piroteknike, ndërsa Policia ndërhyri me gaz llotsjellës dhe ujë me presion.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e Policisë ndaj protestuesve më 5 tetor, gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se ndërhyrja ndodhi një natë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si vendim politik.“Priti deri një natë para skadimit të afatit dhe dha urdhër politik policisë për të ndërhyrë, me iu tregu ligjin. E kujt po ia tregon ligjin, atyre që po lypin ligj”, ka deklaruar Haradinaj.Ai ka thënë se protestuesit kishin dalë në rrugë për të kërkuar zbatimin e ligjit dhe jo për të kërkuar diçka të jashtëligjshme.“E qeveria që i merr pagat prej taksave të këtyre njerëzve”, është shprehur ai, duke kritikuar mënyrën se si u trajtuan protestuesit.Haradinaj ka thënë se e respekton Policinë dhe pjesëtarët e saj, por ka kritikuar atë që e ka cilësuar si ndërhyrje të urdhëruar politikisht.“Policia duhet ta bëjë një dallim mes qeverisjes dhe sundimit. Vërtetë duhet të sundojë rendi e ligji, por nuk duhet të sundojë politika kundërligjshëm, përmes mekanizmave të rendit e ligjit”, ka deklaruar ai.Haradinaj ka shtuar se protestuesit, të cilët sipas tij po kërkonin zbatimin e ligjit, u përballën me gaz lotsjellës dhe dhunë.“Sundimtari i detyroi ata njerëz me plagë e vuajtje e trauma, për tri javë ditë me i ardhë para zyrës, në vend me ua dhënë ligjin, u dha gaz lotsjellës e dajak. E kujt është kjo qeveri, që i jep dajak e gaz lotsjellës qytetarëve që po kërkojnë ligj”, ka thënë Haradinaj.Protesta e 5 tetorit u përshkallëzua jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit hodhën mjete piroteknike, ndërsa Policia ndërhyri me gaz llotsjellës dhe ujë me presion.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…